Sport

Pamje të tmerrshme dhune ndaj një gjyqtari në Shqipëri

Autori: Gazeta inFokus 17:50 | 10 December 2017

Ka përsëri çështje dhune në Kategorinë e Dytë, teksa pamjet që vijnë nga ndeshja Përmeti-Këlcyra janë shokuese.

Ndeshja është ndërprerë në minutën e 82-të pas dhunës së ushtruar nga lojtarët e Këlcyrës ndaj gjyqtarit fierak Alvi Paco, shkruan Panorama Sport.

Gjithçka ka filluar pas një penalltie të akorduar nga arbitri, në favor të ekipit të Përmetit. Lojtarët e Këlcyrës kanë shkuar të gjithë së bashku për të protestuar të arbitri, dhe aty gjerat kanë degraduar deri në dhunë fizike.

-Advertisement-

Policia ka ndërhyrë menjëherë për të qetësuar gjendjen, por vazhdimi i lojës ka qenë i pamundur.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
UNICEF-i global boton artikull për rezultatet e partneritetit me Devolli Corporation: U fuqizuan gratë, përfituan familjet
-Advertisement-

Të tjera