Lajme

Pamje të rënda| Zyberaj: Ata që kryen krime lufte e ata që po i fshehin nuk do gjejnë rehati nga ne

Autori: Halil Berisha 10:57 | 23 December 2019

1 mijë e 24 fëmijë u vranë në Kosovë gjatë luftës. 109 të tjerë janë ende të humbur.

E Jetlir Zyberaj, këshilltari i ministrit të Jashtëm në Detyrë, Behgjet Pacollit, ka publikuar fotografi të rënda nga masakrat e regjimit serb mbi kosovarët, por edhe një nga përgjegjësit për to, shkruan gazeta inFokus.

Ai është Ljubisa Dikovic, i cili në një foto që u publikua nga Zyberaj shihet teksa dekorohet nga Presidenti i tanishëm Aleksandar Vuçiq.

-Advertisement-

“Gjithsej 1,024 fëmijë u vranë në luftën e Kosovës, dhe 109 janë ende të humbur. Një nga mizoritë më të këqija të kryera nga ushtria serbe ndaj fëmijëve në Kosovë është masakra e Celines. Për armaten serbe nën komandën e Ljubiša Diković i cili kreu këto krime të tmerrshme nuk kishte kufi moshe për krimet e tyre, të gjithë ata që ishin shqiptar ishin për t’u vrarë dhe masakruar, përfshirë fëmijët e pafajshëm. Këto dokumente këtu tregojnë përfshirjen e drejtpërdrejtë të Ljubiša Diković në masakra dhe vrasje. Pyetja është pse nuk e ndoqi Gjykatën e Hagës Dikoviqin, pse Dhomat e Specializuara nuk po e trajtojnë këtë rast të vrasjeve të fëmijëve”, ka shkruar Zyberaj.

Tutje, ky ka akuzuar rëndë ndërkombëtarët duke thënë që po tentojnë të fshehin krimet e Serbisë në Kosovë, shkruan gazeta inFokus.

“Një padrejtësi e tmerrshme po bëhet nga drejtësia ndërkombëtare për të fshehur krimet e Serbisë në Kosovë dhe tentim për rishkrimin e historisë. Ne nuk mund ta lejojmë këtë”.

Në këtë formë, Zyberaj, ka bërë edhe një paralajmërim.

“Ndërsa Vuçiq dekoron një vrasës masiv, i cili ka duart e tij me gjak të fëmijëve shqiptarë, ne do ta kujtojmë atë dhe të gjithë ata që duan të fshehin krimet e Serbisë në Kosovë, se drejtësia do të ndjek të gjithë serbët që kanë kryer krime lufte në Kosovë. Nuk kanë rehati nga ne”./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
E treta e verteta, shpallet fituesi I trete I Lojes Shperblyese se Artmotion?
-Advertisement-

Të tjera