Lajme

Pamje të reja, i punësuari është xhiruar duke montuar bombë në Kuvend (Video)

Autori: Gazeta inFokus 15:48 | 15 May 2017

Pasditen e 2 majit, një javë pas 27 prillit të përgjakshëm, policia gjeti në Parlament një bombë të improvizuar afër kabinetit të ish-kryetarit të Kuvendit, Trajko Veljanovski, në tualetin e femrave, transmeton Gazeta Express.

Sipas informacioneve që ka siguruar emisioni “KOD”, bëhet fjalë për mjet për mbushjen e çakmakut me gaz, e lidhur me dy pushkaliqe me fitil.

Në një incizim të ri nga Kuvendi vërehet se si një person i punësuar në Kuvend e vendos këtë bombë të improvizuar. Këto pamje do shërbejnë edhe si dëshmi për prokurorinë publike që të zbardhë rastin në tërësi.

-Advertisement-

Pamjet nga kamerat e sigurisë së Kuvendit, nga burime jo-zyrtare, thuhet se janë fshirë nga shërbimi sekret për të pamundësuar identifikimin e shumë personave tjerë pjesëmarrës në aktet e dhunës./Gazeta Express/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
MYZHDE për krejt!
-Advertisement-

Të tjera