Lajme

Pamje të reja: Lisat që u rrëzuan në Mitrovicë, dëmtuan rëndë tetë makina

Autori: Gazeta inFokus 13:34 | 24 November 2022

Në qytetin e Mitrovicës një lis i madh është rrëzuar dhe si pasojë e kësaj ka shkaktuar dëme materiale ndaj tetë veturave që ishin të parkuara aty.

Kjo është konfirmuar për Infous nga zëdhënësi i policisë për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti.

“Përveç dëmeve materiale nuk ka persona të lënduar. Tetë vetura janë dëmtuar” tha Zahiti për Infokus.

-Advertisement-

Ngjarja ka ndodhur afër Palestrës ‘Minatori’ në qytetin e Mitrovicës.

Aty shihen njësitet e zjarrfikësve të cilët po merren me rastin.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Po, Po 31 Vetura Dacia Logan shpërblim për konsumator nga ETC

Të tjera