Lajme

PAMJE si në filma/ 32-vjeçari qëllon me breshëri plumbash drejt furrës së bukës në Shkodër

Autori: Gazeta inFokus 22:50 | 22 March 2022

Është publikuar video nga momenti i të shtënave me armë zjarri në furrën e bukës në lagjen “Skënderbeg” në Shkodër.

Në videon e publikuar nga ABC NEWS, shihet teksa Armando Ndreu i afrohet furrës së bukës në pronësi të Sadet Ndreut dhe më pas qëllon me breshëri plumbash.

-Advertisement-

Ndryshe, Policia bën me dije se autori Armando Ndreu 32-vjeç ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të furrës së bukës në pronësi Sadet Salës duke shkaktuar vetëm dëme materiale.

“Rreth orës 19:40, në lagjen “Skënderbeg”, Shkodër, shtetasi A. N., 32 vjeç banues në lagjen “Skënderbeg”, si pasojë e një konflikti për motive të dobëta, me shtetasin S. S., dyshohet se ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të një objekti (furrë buke) në pronësi të shtetasit S. S., duke shkaktuar vetëm dëme materiale“, thotë policia.

Shërbimet e Policisë kanë rrethuar zonën dhe vijon krehja e saj, me qëllim kapjen e autorit. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe nën drejtimin e Prokurorisë vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Nëse doktor Mitrev do të përdorte hemofiltrimin me qëllim që të mashtruar pacientët, do t’i kishte mashtruar të gjithë 1738…
-Advertisement-

Të tjera