Lajme

Pamje që nuk harrohen, shqiptari ia puth çizmen ushtarit britanik që solli lirinë më 1999(VIDEO)

Autori: Gazeta inFokus 15:05 | 16 June 2017

Lufta e Kosovës ka lënë gjurmë të pashlyeshme tek secili që e ka përjetuar atë. Por pas mbarimit të saj dhe kthimit të gjithë atyre që mbijetuan, menjëherë u vendosen edhe trupat e KFOR-it në vend.

Pamjet e publikuara shfaqin momentin se si u pritën atëkohë, pra në vitin 1999, ushtarët britanikë në kryeqytetin e Prishtinës.

Si shenjë falënderimi për lirin që ua sollën, prishtinasit, fëmijë e të mëdhenj shprehen gëzimin dhe lumturinë që po e ndjenin pas lirisë së fituar.

-Advertisement-

Njëri prej tyre u ulë dhe ia puthi çizmen ushtarit britanik për lirinë që ata e sollën më 1999.

Madje mikpritja e tyre nuk ndalej vetëm me kaq. Në këto pamje shihet se si gratë në atë kohë i shërbenin ushtarët me çaj rusi, një mënyrë kjo për t’ua kthyer atyre nderin dhe sakrificën që e bën për ta mbrojtur popullin kosovar nga gjenocidi i kohës së Millosheviqit.

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Nëse doktor Mitrev do të përdorte hemofiltrimin me qëllim që të mashtruar pacientët, do t’i kishte mashtruar të gjithë 1738…
-Advertisement-

Të tjera