Ishulli Kauai gjendet në Hawai të Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe gjeologjikisht është ishulli më i vjetër në këtë zonë
Ai është një ishull vullkanik dhe maja më e lartë e tij arrin deri 1,598 metra.
Ky vend është i njohur për plazhin e mrekullueshëm që të ofron. Në të mund të gjesh si natyrë malore me pemë dhe bimësi të shumtë, por edhe plazhe tejet të bukur.
Kauai është një destinacion i njohur turistik. Atje shkojnë turistë të shumtë për të shijuar këto bukuri përrallore që të ofron ky ishull.