Lajme

Pamje nga vendi i rrëzimit të helikopterit të Kobe Bryant, u djegën disa hektarë pyje

Autori: Gazeta inFokus 22:31 | 26 January 2020

Kobe Bryant dhe vajza e tij 13 vjeçare, Gianna, janë konfirmuar të vdekur pas një aksidenti me helikopter, teksa ishin duke shkuar për stërvitje basketbolli.

Jetën e kanë humbur edhe tre njerëz të tjerë, identiteti i të cilëve akoma nuk është bërë i ditur, ndërsa hetimet vazhdojnë për ta zbuluar arsyen e rrëzimit të helikopterit.

Legjenda e basketbollit ishte 41 vjeçar kur ndërroi jetë, ndërsa Gianna Maria Onore, ishte vajza e tij e dytë.

-Advertisement-

Në ndërkohë, mediat ndërkombëtare kanë publikuar imazhe nga momenti pas rrëzimit dhe djegies së helikopterit, me ç’rast e humbën jetë të gjithë ata që ndodheshin brenda.

Daily Mail e ka publikuar një video ku shihet helikopteri duke u djegur, si edhe TMZ ka postuar fotografi nga intervenimi i shërbimeve emergjente.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Thyhet REKORDI I ZBRITJEVE!

Të tjera