Lajme

Pamje nga rrahja në Kuvendin komunal të Skenderajt

Autori: Gazeta inFokus 18:05 | 28 September 2018

Sot gjatë seancës në Kuvendin Komunal të Skenderajt ka ndodhur një rrahje masive.Në të janë përfshirë asamblistë të Lëvizjes Vetëvendosje dhe drejtorit të Komunës së Skenderajt, Ramiz Shala.

I pranishëm në sallën e Kuvendit Komunal, ka qenë edhe nënkryetari i Skenderajt, Nuredin Lushtaku.

Asamblisti Malsor Bejta ka sqaruar shkurt se ski ka nisur gjithçka, duke thënë se kur ai kishte marrë fjalën në Kuvend, drejtori Ramiz Shala e kishte sharë dhe ofenduar atë, me fjalët “te rrehi shuplaka” dhe “baje bothen”.

-Advertisement-

Ai i ka bërë thirrje kryetarit të Skenderajt Bekim Jasharit që të marr masa ndaj drejtorit të komunës së cilën ai e udhëheq.Kërkese publike drejtuar Kryetarit te Komunes z.Bekim Jashari. Para disa momentesh Drejtori i famshem i Kyetarit te Skenderajt, i cili ka rast te hapur ne Policine e Kosoves per kercenime drejtuar ndaj meje, ne prezence te Kryetarit me ofendoi me fjale fyese, gjate kohes derisa isha duke mbajtur fjalim ne foltoren e Kuvendit Komunal, me fjalet: dhe “te rrehi shuplaka”

Kerkoj nga Kryetari i Komunes z. Bekim Jashari. Qe ta detyroj Drejtorin e tij te me kerkoj falje publike ne foltore…

Perndryshe fymjet karrshi meje do t’i konsideroj se jane te shtyera nga vet Kryetari!

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
EURO 2024 dhe Serie A, dy ekskluzivitetet absolute të Artmotion këtë vit

Të tjera