Lajme

Pamje nga Jarinja e Bërnjaku, kështu është situata aktualisht

Autori: Gazeta inFokus 14:54 | 25 September 2021

Për të gashtën ditë me radhë, rrugët që dërgojnë për në Jarinjë e Bërnjak po vazhdojnë të jenë të bllokuara nga qytetarët serbë, si shenjë pakënaqësie ndaj vendimit të Qeverisë së Kosovës për reciprocitetin në targa.

Përderisa në Bërnjak janë vendosur kamionë në urën që çon për këtë pikë kufitare, në Jarinjë situata duket të jetë e qetë.

-Advertisement-


Ndryshe, në këto dy pika kufitare Kosovë -Serbi vazhdon të jetë e vendosur edhe njësitë speciale e Policisë së Kosovës.

Serbët lokalë po vazhdojnë të kundërshtojnë vendimin e Qeverisë së Kosovës për reciprocitet në çështjen e targave të veturave të Serbisë, që hyjnë në Kosovë.

Ata po pamundësojnë kalimin e veturave, ndërkohë qytetarët po detyrohen të kalojnë kufirin në këmbë.

Autoritetet e Kosovës, të hënën, më 20 shtator kanë nisur që veturave me targa të Serbisë, që hyjnë në Kosovë, t’iu vënë targa të përkohshme, pasi kanë thënë se të njëjtën gjë Serbia po e bën tash e sa vite.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
MYZHDE për krejt!
-Advertisement-

Të tjera