Rozë

Pamje nga festa luksoze e ditëlindjes së Afërditës me dhurata të shumta (Foto/Video)

Autori: Gazeta inFokus 11:23 | 20 July 2017

Ajo është njëra ndër modelet më të famshme shqiptare.

Bëhet fjalë për bukuroshen Afërdita Dreshaj e cila një ditë më parë ka festuar 31-vjetorin e lindjes.

Në këtë ditë të veçantë, Afërdita kishte marrë urime e dhurata të shumta.

-Advertisement-

Që kjo ditë të jetë sa më e bukur ishin kujdesur më të dashurit e saj, transmeton Gazeta Express.

Afërdita kishte marrë disa buqete me lule të bukura në nëna dhe disa të afërm të saj.

Mirëpo dhurata më e bukur i erdhi nga i dashuri i saj Jakub Kindl.

Ai i kishte dhuruar Afërditës një byzylykë shumë të çmuar nga koleksioni “Love” i markës së njohur Cartier.

“Byzylyk “Love” nga shpirti im”, kishte lënë mbishkrim Afërdita.

Më pas ajo ishte parë duke festuar së bashku me të dashurin e familjarët e saj./Gazeta Express/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Kryetari Përparim Rama pjesë e ‘Mayor’s Talk’
-Advertisement-

Të tjera