Lajme

PAMJE/ Momenti kur anija libiane kapet duke furnizuar me naftë peshkarexhën shqiptare

Autori: Gazeta inFokus 11:54 | 14 January 2023

Ky është momenti kur dy anijet, ajo libiane dhe ajo shqiptare kapen në mes të detit teksa kryejnë kontrabandën e naftës.

Uniformat blu thonë se gjatë këtij operacioni u sekuestruan 62 mijë litra naftë. Nafta është kapur në Durrës gjatë operacionit policor të koduar “Geni” që ka zgjatur 48 orë ku u përfshinë shërbimet e Departamentit të Kufirit dhe Migracionit, në bashkëpunim me shërbimet e Departamentit të Policisë Kriminale në Policinë e Shtetit, DVP Durrës, Delta Forcë, shërbimet e Nuklit Detar të GDF-së në Durrës, shërbimet e QNOD-së dhe roja bregdetare.

Në pranga kanë rënë gjithsej 13 persona, mes të cilëve 10 të huaj. Tre shqiptarët e arrestuar janë Elton Qevani, Klajdi Kapxhiu dhe Selim Gaba të gjithë banues në Durrës. Ata, së bashku me Muhamet Eltawargy-n, gjithashtu i vënë në pranga, ishin pjesëtarë të ekuipazhit të anijes “Geni”.

-Advertisement-

Ndërkohë nga anija “Abobakr 124” janë vënë në pranga Muhamed Arafe, Ahmed Zantawi, Ahmet Abdurrabu, Said Nwegi, Muhamed Mahmut, Eshref Kahlife, Islam Ashkar, Ali Hadad dhe Adil Badawi.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Po, Po 31 Vetura Dacia Logan shpërblim për konsumator nga ETC
-Advertisement-

Të tjera