Lajme

PAMJE/ Kulmi i një ndërtese bie mbi një shtëpi në Mitrovicë nga erërat e forta

Autori: Gazeta inFokus 19:11 | 02 December 2023

Sot rreth orës 15:00, si pasojë e erërave të forta në rrugën “Xhelal Mitrovica” në Mitrovicë, kulmi i një ndërtese ka rënë përmbi një shtëpi.

Banori i shtëpisë së dëmtuar, Fitim Terrziqi, në një përgjigje për Klankosova.tv ka bërë të ditur se nuk ka të lënduar, por ka dëme të mëdha materiale.

“Në shtëpi ka qenë duke qëndruar familja, ka qenë një grua shtatzënë dhe një fëmijë i vogël. Ka dëme materiale, por nuk ka të lënduar”, ka thënë ai.

-Advertisement-

Sipas tij, dëmi i shkaktuar nga kulmi i ndërtesës vlerësohet të jetë deri në 10 mijë euro.

Tutje, ai ka shpjeguar se një dëm i ngjashëm ka ndodhur edhe në vitin 2015 dhe sipas tij, komuna nuk ka ndihmuar asgjë në këtë drejtim.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Studio MASTER në UNI, Merr Diplomë dhe lejeqëndrim t’përhershëm në GJERMANI

Të tjera