Sport

Pamje: Hendbollistet e Kosovës kërcejnë “Shotën” në Beograd

Autori: Gazeta inFokus 14:42 | 25 March 2018

Në kompleksin Kovilovo afër Beogradit, hendbollistet e Kombëtares së Kosovës, qëndruan nga dita e enjte e deri dje (të shtunën).

Qeveria e Serbisë nuk lejoi zhvillimin e ndeshjes së vlefshme për kualifikime për Kampionatin Botëror U-20 mes Serbisë dhe Kosovës, në konkurrencën e femrave, për siç pretendoi arsyeje të mungesës së sigurisë.

Si pasojë, Kosova e fitoi ndeshjen me rezultat zyrtar.

-Advertisement-

Ndërkohë, gjatë qëndrimit atje, vashat tona ia krisen valles së “Shotës” midis hotelit, ku shihet edhe në video që e ka dërguar mjekja e kombëtares së Kosovës, Erlinda Hakaj.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Vetëm edhe 4 ditë nga Bootcamp me Alan Greenberg, ish-Drejtorin për Edukim në Apple, Apliko Tani

Të tjera