Lajme

Pamje ekskluzive: Halil Matoshi aderon në AAK (FOTO/VIDEO)

Autori: Gazeta inFokus 10:18 | 13 May 2017

(E plotësuar) Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, konfirmon aderimin në këtë parti të analistit politik Halil Matoshi.

Sipas AAK-së, ky aderim do të zyrtarizohet përmes një konferece që do ta mbaj kjo parti në selinë qëndrore në Prishtinë në orën 12:00.

“Halil Matoshi i bashkohet AAK-së”, thuhet në njoftimin e dërguar mediave.

-Advertisement-


Analisti politik, Halil Matoshi pritet që gjatë ditës së sotme të zyrtarizojë aderimin e tij tek Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, parti kjo e udhëhequr nga Ramush Haradinaj.

Kështu kanë bërë të ditur burime të “Gazeta Blic” brenda AAK-së.

Sipas këtyre burimeve, zyrtarizimi i aderimit të tij në AAK do të bëhet në orët e pasditës së sotme.

Rreth orës 9 të mëngjesit të sotëm, kreu i AAK-së Ramush Haradinaj do të takohet me analistin Halil Matoshi, për të diskutuar rreth aderimit të tij në AAK. Pas këtij takimi, AAK-ja do të dalë me një njoftim për media për zyrtarizimin e këtij aderimi”, thonë të njëjat burime brenda AAK-së.

“Gazeta Blic” ka vëzhguar nga afër takimin në mes analistit Matoshi dhe kreut të AAK-së Haradinaj, në një nga lokalët e Prishtinës, ku ishin të pranishëm edhe Muharrem Nitaj, anëtar i Kryesisë së AAK-së, Valon Tolaj, sekretar i AAK-së dhe Dardan Gashi analist politik.

I pari që arriti në lokalin ku kishin planifikuar takimin për diskutim, ishte kreu i AAK-së Haradinaj e pas tij edhe analistët Matoshi e Gashi, e disa minuta me vonë edhe Nitaj e Tolaj, zyrtarë të kësaj partie, raporton GazetaBlic.com

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova hap degën më te re në qytetin e Suharekës
-Advertisement-

Të tjera