Lajme

Pamje brenda takimit të Kurtit me Borrell e Lajçak

Autori: Gazeta inFokus 15:39 | 27 February 2023

Ka filluar takimi i kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, me zyrtarët e Bashkimit Evropian, shkruan Gazeta Infokus.

I pari i ekzekutivit është duke zhvilluar takim me përfaqësuesin e lartë, Josep Borrell si dhe me përfaqësuesin Special i BE-së, Miroslav Lajçak.

Takimi ka filluar së pari me kryeministrin Kurti e ku në bazë të pamjeve shihet se Borrell edhe e ka shërbyer Kurtin me një çaj e biskota.

-Advertisement-

Ndryshe dy diplomatët perëndimorë do të presin më pas presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ndërsa pas takimeve dypalëshe, do të zhvillojnë një takim të përbashkët me Kurtin e Vuçiqin.

Në Bruksel ndodhet edhe i dërguari i posaçëm i SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, i cili do të duhej t’i takonte palët veç e veç, përpara takimit të përbashkët.

Blloku evropian e konsideron takimin e gjashtë mes Kurtit dhe Vuçiqit si më të rëndësishmin, sepse kësaj here, sipas burimeve në Bruksel, nuk do të ketë diskutime për menaxhimin e krizave, por për një dinamikë të re të raporteve./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Coffee Show B2B në Zagreb nga Devolli Corporation
-Advertisement-

Të tjera