Lajme

Pallati Elysee zbulon kërcënimin e Putinit në telefonatën me Macronin

Autori: Gazeta inFokus 16:28 | 03 March 2022

Presidenti rus Vladimir Putin i tha homologut të tij francez Emmanuel Macron se ai do t’i vazhdojë operacionet ushtarake në Ukrainë gjatë një telefonate 90-minutëshe të iniciuar nga Putin, u tha gazetarëve në një konferencë të enjten një burim i Pallatit Elysee, raporton CNN, përcjell Gazeta Express.

Putin dhe Macron patën “një shkëmbim të sinqertë pikëpamjesh mbi situatën rreth Ukrainës”, tha shërbimi për shtyp i Kremlinit të enjten, sipas agjencisë shtetërore ruse të lajmeve TASS.

Një raport nga gjencia shtetërore ruse e lajmeve RIA-Novosti tha se diskutimi ishte i vështirë, me Putinin që pretendonte se Ukraina kishte kryer një “sabotim shtatëvjeçar” të marrëveshjeve të Minskut, një proces paqeje që përfundimisht u zhbë nga qeveria ruse, në njohjen e fundit të dy republikave separatiste në lindje të Ukrainës.

-Advertisement-

“Kjo bisedë është për fat të keq një rast për të dëgjuar se presidenti Putin do t’i vazhdojë ndërhyrjet ushtarake dhe do të shkojë deri në fund”, thotë butimi i Elysee.

“Thirrja i lejoi Presidentit të Republikës t’i kthehej mosmarrëveshjeve që kemi me Rusinë, të kërkonte alternativë diplomatike ndaj operacioneve ushtarake, t’ia tregonte të vërtetën presidentit Putin për mënyrën se si ne e shohim luftën e tij në Ukrainë, por edhe pasojat që do të ketë për Rusinë në terma afatgjatë”, vazhdoi burimi.

Të dy palët u pajtuan ta mbanin të hapur derën e dialogut, raporton CNN.

Putini gjithashtu mohoi se e ka bombarduar Kievin dhe paralajmëroi se situata do të përkeqësohet, por është faji i Ukrainës.

Në përgjigje, Macron e paralajmëroi Putinin se ai po bën një gabim të madh, sipas burimit. Macron përsëriti se kërkesat e Moskës për neutralizimin dhe çarmatimin e Ukrainës janë të papranueshme dhe përgjegjësia e këtij konflikti bie tërësisht mbi Putinin.

Por Macron tha gjithashtu se ka ende kohë për diplomaci dhe dialog për t’i adresuar shqetësimet e Rusisë dhe për t’i përfshirë interesat e Rusisë; megjithatë, diskutimi nuk mund të ndodhë “nën kontrollin rus” dhe duhej të organizohej nga partnerë ndërkombëtarë, sipas burimit.

Macron gjithashtu i kërkoi Putinit ta respektojë presidentin ukrainas, familjen e tij, të afërmit, zyrtarët shtetërorë dhe përfaqësuesit e zgjedhur, sipas burimit.

Pas telefonatës së tij me Putinin, Macron foli me presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
TEB sjellë edhe kartelën prestigjioze VISA Infinite
-Advertisement-

Të tjera