Lajme

“Palët të reflektojnë, mos të përsëritet ngërçi i 2014-ës”

Autori: Gazeta inFokus 08:45 | 06 July 2017

Njohësi i çështjeve politike, Mazllum Baraliu, ka bërë me dije se Kosovës i duhet një qeveri stabile.

Në një intervistë për gazetën “Epoka e re”, ai ka thënë se për këtë arsye subjektet politike duhet të reflektojnë, duke lëvizur nga qëndrimet aktuale politike.
Baraliu ka pranuar se koalicioni PDK-AAK-Nisma mund ta bëjë qeverinë e re duke llogaritur në mbështetjen e disa deputetëve por, sipas tij, një qeveri e tillë nuk do të ishte stabile. Baraliu nuk e ka përjashtuar mundësinë e përsëritjes së krizës politike të vitit 2014.

“Është e mundshme të kemi përsëritje të asaj krize, sepse Kushtetuta e Kosovës është e tillë që ka vakum. Kjo mund ta krijojë mundësinë që të ketë ngecje apo bllokadë”, ka thënë Baraliu.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Afati i fundit për regjistrime në programin MSc. Data Science & Analytics në UNI – Universum International College – Powered…
-Advertisement-

Të tjera