Lajme

Pal Lekaj ndahet me vëllezër, i bie pasuria

Autori: Gazeta inFokus 11:47 | 22 June 2017

Pal Lekaj ka deklaruar më pak pasuri, pasi ka treguar se është ndarë nga vëllezërit. Në regjistrin e deklarimit të pasurisë këtë vit, ish-deputeti i AAK-së Pal Lekaj ka deklaruar më pak pasuri se një vit më parë.

Arsyeja e rënies së pasurisë familjare të ish-deputetit është ndarja e vëllezërve Lekaj.

Pasuria e ish-deputetit Lekaj sipas regjistrit të deklarimit kalon 1.8 milionë euro.

-Advertisement-

Lekaj ka deklaruar pasuri të paluajtshme 1 milion e 780 mijë euro dhe pasuri të luajtshme 37 mijë euro.

Të ardhurat vjetore të deklaruara nga ish-deputeti Lekaj kapin shifrën e 23 mijë e 683 eurove.

“Pasuria e cila ka qenë e deklaruar, vitin e kaluar në formularin e deklarimit të pasurisë, tani më nuk është ashtu, për arsye se ka qenë pronë e përbashkët, por tani jemi ndarë me vëllezërit”, tregoi Lekaj në formularin e tij të deklarimit të pasurisë.

Sa ishte bashkë me vëllezër Lekaj kishte deklaruar pasuri të paluajtshme mbi 6 milionë euro, ndërsa pasuri të luajtshme gati 300 mijë euro.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
BKT Kosova vlerësohet për herë të katërt "Banka e Vitit 2024 në Kosovë" nga The Banker
-Advertisement-

Të tjera