Lajme

Pal Lekaj: Kjo mazhorancë po synon të shkatërrojë gjithçka që është ndërtuar deri tani

Autori: Gazeta inFokus 13:17 | 08 February 2023

Deputeti nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, Pal Lekaj, ka thënë se kjo mazhorancë po synon të shkatërrojë gjithçka që është ndërtuar deri më tani.

Kështu tha ai në kuvend gjatë shqyrtimit të raportit vjetor të Këshillit të Pavarur Mbikëqyrës për Shërbimin Civil të Kosovës për vitin 2021.

“Mazhoranca po synon që të shkatërrojë gjithçka që është ndërtuar. Kësa mazhorance nuk po i intereson mbrojtja e shërbyesve civilë apo institucionet e pavarura, por po ju intereson që të shkatërrojë gjithçka që është ndërtuar që 20 vjet dhe kjo për ne është e papranueshme”.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Vetëm edhe 4 ditë nga Bootcamp me Alan Greenberg, ish-Drejtorin për Edukim në Apple, Apliko Tani

Të tjera