Sport

Paketë me tre yje, Real Madrid bën gati 300 milionë euro

Autori: Gazeta inFokus 10:36 | 14 March 2023

Real Madrid mendon për transferimet në merkaton e verës dhe janë gati të paguajnë rreth 300 milionë euro. Spanjollët do tentojnë të përforcohen edhe më shumë dhe janë tre lojtarë që rekordmenët e Champions League i duan me çdo kusht.

Jude Bellingham i Borussia Dortmund është objektivi kryesor për mesfushën. Për anglezin ka oferta nga klubet më të mëdha të Europës dhe gjermanët duan rreth 150 milionë euro për kartonin e tij.

Khvicha Kvaratskheila i Napolit është objektivi për sulmin. Gjeorgjiani po shkëlqen në vitin e parë në kampionatin italian dhe është bërë një nga lojtarët më të kërkuar. Kryesuesit e Serie A po tentojnë ta blindojnë me kontratë të re.

-Advertisement-

Real Madrid kërkon të përforcojë edhe prapavijën. Joao Cancelo është i përzgjedhuri për linjën e majtë. Bayern Munich nuk do e blejë atë dhe Manchester City që zotëron kartonin është gati t’i dëgjojë ofertat.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Prince Caffe pjesëmarrës në panairin “Gulfood Fair 2024” në Dubai

Të tjera