Pak punë, shumë para/ Për 3 muaj deputetët e Kosovës morën 1 milion euro paga!
Autori: Gazeta inFokus 22:53 | 02 June 2020
Më shumë se 1 milion euro janë shpenzuar vetëm gjatë tre muajve të parë të këtij viti për pagat e deputetëve dhe stafit politik në Kuvendin e Kosovës. Sipas një përllogaritje të thjeshtë del se për çdo seancë të mbajtur nga buxheti i Kosovës për kompensim të një deputeti janë shpenzuar më shumë se 800 euro, raporton portali “Front Online”.
Bazuar në raportin tre mujor financiar të Kuvendit të Kosovës, të cilin e posedon “Front Online”, shihet se vetëm për paga të deputeteve janë shpenzuar 899,961 euro, për shpenzime të udhëtimit zyrtar jashtë vendit janë shpenzuar 2,997 euro, shpenzime telefonike 4,068 euro.. etj.
Gjithashtu gjatë kësaj periudhe kohore një shumë e konsiderueshme e parave, prej mbi 120 mijë euro është shpenzuar edhe për stafin mbështetës politik në Kuvendin e Kosovës, deri sa rreth 700 mijë euro janë shpenzuar për stafin administrativ në Kuvendin e Kosovës, raporton “Front Online”.
Në anën tjetër, përfaqësues të Organizatave Jo Qeveritare të cilat monitorojnë punën e Kuvendit të Kosovës thonë se në të shumtën e seancave që janë mbajtur gjatë periudhës në fjalë janë marrë vendime pa të cilat cenohet edhe vet funksionimin i institucioneve të vendit .
11 seanca të Kuvendit të mbajtura këtë vit, shumica solemne
Eguen Cakolli, nga KDI-ja thotë se pjesa dërmuese e seancave të mbajtura kanë qenë seanca solemne ku janë shënuar aktivitete të ndryshme.
“Që nga formimi i Qeverisë në shkurt të këtij viti, Kuvendi ka mbajtur 11 seanca, duke përfshirë edhe vazhdimin e një seance. Pjese më e madhe e tyre kanë qenë seanca solemne, ku janë shënuar aktivitete të ndryshme. Vlen të përmendet që edhe pjesa tjetër e seancave të mbajtura, duke përjashtuar këto seancat solemne, kanë qenë seanca në të cilët janë miratuar, qoftë buxheti i propozuar nga qeveria apo qoftë rezoluta” ka thënë ai për “Front Online”.
Sipas tij, shumica e këtyre seancave janë mbajtur për të marrë vendime esenciale pa të cilat cenohet edhe vet funksionimin i institucioneve të vendit. “Ky numër i ulet i seancave lidhet me situatën e shkaktuar nga pandemia. Por pjesa tjetër sa ka qenë funksionale qeveria, nuk ka pasur seanca të shpeshta, duke qenë se nuk ka pasur sjellje te projektligjeve. Që nga shkarkimi i Qeverisë, është pasivizuar edhe më shumë puna e Kuvendit, për shkak se ka pasur refuzim të partive opozitare dhe LDK-së që të procedojë çfarëdo nisme ligjore për Qeverinë që ka humbur besimin në Kuvend” ka thënë Cakolli.
Shpenzimet e deputeteve gjatë tre mujorit të parë të këtij viti
Paga të deputeteve 899,961 €
Shpenzimet e udhëtimit zyrtar jashtë vendit 2,997 €
Shpenzime të udhëtimit zyrtar jashtë vendit/
shpenzime të ushqimit ose para xhepi 6,209 €
Akomodim gjate udhëtimit zyrtar jashtë vendit 4,565 €
Shpenzime tjera te udhëtimit zyrtar jashtë vendit 446.27 €
Shpenzime tjera telefonike 4,068 €
Shërbime tjera kontraktuese 1,590 €
Avans për udhëtime Zyrtare 1,835 €
Drekat zyrtare 1,590 €
TOTAL: 924,835.13
Shpenzimet për stafin mbështetës politik
Paga 116,418 €
Shpenzime tjera 3,652 €
TOTAL: 120,070 €
Administrata e Kuvendit të Republikës së Kosovës
Paga 532,669 €
Mallra dhe Shërbime 98,177 €
Shpenzime komunale 53,798 €
Shpenzime kapitale 4,110 €
TOTAL: 688,756 €
Të tjera
-
Osmani nesër me nderime te Memoriali për të Pagjeturit dhe për homazhe në Mejë
Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, nesër do të bëjë nderime te Memoriali për...
-
Gjiganti zviceran “Lika Group” synon ta zbukurojë Prishtinën
Klanin mund ta kenë inspirim, që në Kosovë të fillojnë një ndërtim. Kompan...
-
Tërmeti me magnitudë 5.8 ballë godet Tajvanin
Një tërmet me magnitudë 5.8 ballë ka goditur Tajvanin. Tërmeti u regjistrua m...
-
Blinken: Kemi parë prova të përpjekjes së Kinës për të ndikuar në zgjedhjet e SHBA
Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken tha se SHBA ka parë prova të përp...
-
Kurti: Kur vendet autoritare po kërcënojnë me largim, Kosova me meritë kërkon anëtarësimin në KiE
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti nëpërmjet rrjetit social Facebook, ka fol...
-
Ndërron jetë Bojan Tonçiq, gazetari serb që kundërshtoi Millosheviqin për luftën e Kosovës
Në moshën 57 vjeçare ka ndërruar jetë gazetari serb Bojan Tonçiq. Tonçiq d...
-
Abdixhiku në Hamburg këtë fundjavë, paralajmëron dy tubime
Kryetari I LDK-së, Lumir Abdixiku ka njoftuar për agjendën që do ta ketë gjat...
-
Sandulloviq-Hillit: “Duhet t’ju vijë turp nga vetja”
Politikani serb, Nikolla Sandulloviq, e ka postuar një fotografi në platformë...
-
Mbahet ceremonia e lidhjes me internet të shkollës së 100-të në Republikën e Kosovës
Ministria e Ekonomisë, përmes Projektit të Kosovës për Ekonomi Digjitale (KOD...
-
Departamenti amerikan i Shtetit demanton dyshimet e ngritura ndaj Escobarit
Pretendimi i ngritur nga Vudi [Vedat] Xhymshiti se Zëvendës Ndihmës Sekretari...
-
Hoxhaj: Qytetarët që menduan se me Kurtin vjen ndryshimi, ta korrigjojnë atë – ta shohin PDK-në si adresë politike
Nënkryetari i kuvendit nga radhët e PDK-së, Enver Hoxhaj, ka thënë se nëse qy...
-
Gjeneral Jashari: FSK mbështet Ukrainën në përballje me agresionin e Rusisë
Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, gjenerallejtënant Bashkim Jashari...