Sport

Pak para nisjes së sezonit të ri, 3 futbollistë pozitivë te Atalanta

Autori: Gazeta inFokus 08:06 | 01 Shtator 2020

Tre raste me Koronavirus tek Atalanta. Lajmi u dha nga vetë klubi bergamask në ditën e parë të grumbullimit të ekipit për nisjen e përgatitjeve për sezonin e ri. Identiteti i anëtarëve të skuadrës pozitiv me COVID-19, gjithsesi, nuk u zbulua.

Në njoftimin e klubit, ku bëjnë pjesë edhe dy lojtarë kuqezi, Berat Gjimshiti dhe Etrit Berisha, shkruhet:

“Atalanta njofton se në testet anti-covid, të kryera këtë javë, në pritje të rinisjes së aktiviteteve të ekipit të parë, rezultuan tri raste pozitive. Lojtarët në fjalë janë asimptomatikë, tashmë në izolim dhe nën kontrollin e autoriteteve. Iliçiç nuk është në mesin e atyre që janë thirrur për këtë takim të parë.”

-Advertisement-

Etiketa:
Comodita Home rikthen “Garage Sale” për edicionin e tetë, me zbritje deri në 70%
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy