Sport

Pak ditë para meçit, Joshua në vështirësi

Autori: Gazeta inFokus 17:45 | 18 October 2017

Anthony Joshua do të jetë në një pozitë të vështirë, pasi atij i është ndërruar kundërshtari pak ditë para meçit.

Kampioni i botës në peshën e rëndë në boks, në versionet WBA dhe IBF, britaniku Joshua ishte paraparë të ndeshej me bullgarin Kubrat Pulev në stadiumin “Principality” në Cardiff.

Por, Pulev të hënën mbrëma ka njoftuar se nuk do të jetë në gjendje të boksojë në këtë datë, pasi ka marrë një lëndim të shpatullës gjatë sparingut.

-Advertisement-

Kështu që menjëherë është prezantuar kundërshtari i radhës, kamerunasi me shtetësi franceze Carlos Takam. Takam 36-vjeçar kishte qenë në pritje në rast se ndodh ndonjë e papritur, siç ka njoftuar promotori i Joshuas, Eddie Hearn.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Ku mos mu HUTU me BLACK FRIDAY Artmotion
-Advertisement-

Të tjera