Sport

Pajaziti i zhgënjyer vetëm për një fakt

Autori: Gazeta inFokus 17:55 | 18 April 2018

Drenica nuk ka arritur të kualifikohet në finale të Digitalb Kupës së Kosovës në futboll, pasi sot barazoi 0:0 në Gjakovë me Vëllaznimin, ndërsa në Skenderaj skuadrat patën barazuar 1:1.

Trajneri i Drenicës, Sadat Pajaziti, është shprehur i zhgënjyer vetëm për një arsye.

“Jam i zhgënjyer vetëm për shkak se nuk arritëm t’i shpërblejmë tifozët tanë, të cilët na kanë përkrahur vazhdimisht”, ka thënë Pajaziti për Super Sport.

-Advertisement-

Ndërsa, sa i përket ndeshjes së sotme, ai tha: “Te futbollistët u pa dëshira e madhe për kualifikim. Ata e dhanë maksimumin në fushën e lojës, krijuan raste, por nuk arritëm t’i konkretizojmë. Kjo ishte forca jonë. Edhe njëherë, më vjen keq që i zhgënjyem tifozët, sepse kam besuar që sivjet do ta sjellim Kupën në Skenderaj”.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Marsi sjell Magji në ETC
-Advertisement-

Të tjera