Lajme

Pajaziti kërcënon Gashin për rrëzimin e Qeverisë: Do ta shihni tash

Autori: Gazeta inFokus 13:18 | 10 May 2017

Shefi i Grupit Parlamentar të PDK’së Zenun Pajaziti e ka replikuar Arben Gashin deputet i LDK’së.

Pajaziti ia bëri të qartë Gashit qëndrimin e PDK’së për mocionin. Madje e kërcënoi atë me “ Do ta shihni tash qëndrimin e PDK’së”, iu drejtuai Pajaziti deputetit të LDK’së.

“Arben se ke dashtë kurrë këtë koalicion. Qëndrimi i PDK-së ishte i qartë dhe dëgjova këtu se thatë që kjo do të jetë keq për ju. Ju lutem e keni ministrin e brendshëm e luani viktimënm, nxjerrin në parlamament fjalime që nuk ju kanë hije. Nëse s’keni nmotiv me nejt në parlamnet, atëherë motivet për mi qeru hesapt me njëti tjetrin janë turp” u shpreh Pajazii.

-Advertisement-

Kjo replikë e Pajazitit vjen pasi Arben Gashi nga LDK tha se njerëzit të cilët janë konsideruar si heronj të Kosovës, shpejt mund të konsiderohen si e kundërta e heroit.

“PDK ka fjalë boshe. Nuk i besoj asaj partie e cila e prish koalicionin në këtë formë tinzare”, ka thënë ai.

“Do të ishte më mirë të thoshin se nuk e bëjmë më bashkë dhe prishet koalicioni e jo kështu si po bëjnë.

Sipas Gashit, plot deputetë të PDK’së dhe të LDK’së nuk do ta votojnë Demarkacionin. “Bëhuni direkt, po doni ta prishni koalicionin e jo të kapeni për Demarkacionin”.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova vlerësohet për herë të katërt "Banka e Vitit 2024 në Kosovë" nga The Banker
-Advertisement-

Të tjera