Pahor: Sllovenia mbështet perspektivën evropiane të Ballkanit Perëndimor

Autori: Gazeta inFokus
20:52 | 18 April 2022
Presidenti i Sllovenisë Borut Pahor deklaroi sot se vendi i tij mbështet perspektivën evropiane të Ballkanit Perëndimor dhe theksoi se në dritën e paqes dhe stabilitetit, liderët në rajon duhet të kujdesen që të mos përkeqësojnë situatën me veprimet dhe deklaratat.
Ai këto komente i bëri sot pas takimit me presidentin serb Aleksandar Vuçiq në Vipava të Sllovenisë, ku tha se që nga fillimi i luftës në Ukrainë, situata në Ballkanin Perëndimor ka qenë më e ndjeshme.
“E ftova atë (Vuçiq) të shkëmbejë mendime mbi situatën në Ballkanin Perëndimor dhe Evropë, të gjitha me synimin për të mbrojtur paqen dhe stabilitetin në Ballkanin Perëndimor”, u tha Pahor gazetarëve.
Pahor tha se në takim kanë biseduar edhe për luftën në Ukrainë.
“Është përgjegjësi e madhe e shtetarëve të forcojnë ekonominë me veprimet e tyre, të ruajnë paqen dhe stabilitetin. Kjo është e rëndësishme edhe për integrimin evropian të rajonit”, tha Pahor.
Pahor siguroi gjithashtu se Sllovenia mbetet mbështetëse e përshpejtimit të zgjerimit të Bashkimit Evropian, veçanërisht në një kohë kur kjo është bërë një çështje gjeopolitike, pasi kjo do të kontribuojë për paqen dhe sigurinë, njofton Zyra e Presidentit slloven.
Ai vlerësoi se procesi ishte shumë i ngadaltë, gjë që po forcon edhe një herë politikat e nacionalizmit dhe ndryshimet kufitare që kërcënojnë paqen dhe sigurinë.
Serbia, e cila konsiderohet një aleate tradicionale e Rusisë, është kritikuar nga Perëndimi për dështimin për t’iu bashkuar sanksioneve kundër Rusisë për pushtimin e saj në Ukrainë. Vuçiq ka deklaruar se nuk e ka ndërmend ta bëjë këtë në të ardhmen.
Ndërkohë, në Perëndim po rritet frika se armatimet e Kinës dhe Rusisë mund të kërcënojnë një paqe tashmë të brishtë në Ballkan, veçanërisht në Kosovë, të cilën Serbia nuk e njeh si shtet të pavarur, transmeton mediumi slloven 24ur.com.

Të tjera
-
Franca e çon emisarin në Beograd, Vuçiq e përmend angazhimin personal të Macron për dialogun Kosovë-Serbi
I dërguari special i Francës për Ballkanin Perëndimor, René Troccaz, është ta...
-
Deputetja e PDK-së: Të njëjtit që pretendojnë se po e luftojnë gjuhën seksiste, sot po e sulmojnë Duda Baljen
Deputetja e PDK-së, Blerta Deliu-Kodra e ka dënuar gjuhën e deputetes së Lëvi...
-
Kurti pret në zyrë ish-deputetin e Bundestagut, flasin për aktualitetin politik në vend
Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, priti në takim i...
-
Dialogu i Brukselit, Sorenseni takon Petkoviqin
Emisari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Peter Sorensen është ...
-
Ibrahimi: Komunat po rrezikohen seriozisht në aspektin financiar
Drejtori ekzekutiv i Asociacionit të Komunave të Kosovës Sazan Ibrahimi, ka t...
-
Eugen Cakolli publikon datat e mundshme për zgjedhje lokale
Eugen Cakolli nga KDI, i ka reaguar presidentes së vendit, Vjosa Osmanit e ci...
-
Osmani nderohet me Medaljen për Shërbim Besnik dhe Meritor ndaj Atdheut nga Guvernatori i Përgjithshëm i Antigua dhe Barbuda
Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani Sadriu, është nderuar me me...
-
Nesër përpjekja e 26-të për konstituimin e Kuvendit
Deputetët e zgjedhur do të mblidhen sërish nesër në Kuvendin e Kosovës në për...
-
Forumi për Gratë, Paqen dhe Sigurinë, Williams: Miliona gra në mbarë botën sot përballen me pabarazi të thella
Në ditën e Dytë të Forumit për Gratë, Paqen dhe Sigurinë, një adresim para të...
-
Kos bën thirrje që Kosova sa më shpejtë t’i formojë institucionet
Komisarja evropiane për Zgjerim, Marta Kos, ka bërë thirrje për formimin sa m...
-
Xhamat e zi nëpër vetura, Policia në Gjilan shqiptoi 248 tiketa vetëm në muajin maj
Policia në Gjilan ka njoftuar se gjatë muajit maj ka shqiptuar 248 gjoba për ...
-
Ende asnjë i arrestuar për kërcënimin me jetë të Vjosa Osmanit
Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani, brenda pak ditësh i mori dy kërcënime me ...