Lajme

Pahor deputetëve: Miratojeni demarkacionin

Autori: Gazeta inFokus 10:23 | 13 February 2018

Presidentin slloven, Borut Pahor, u ka kërkuar deputetëve të Kuvendit të Kosovës ta miratojnë demarkacionin me Malin e Zi duke thënë se miratimi i tij do të qojë Kosovën përpara.

“Mos hezitoni të miratoni marrëveshjen e demarkacionin, unë e di sa e vështirë është por duhet ta bëni për një stabilitet në rajon dhe do të u dërgojë drejt BE-së dhe Nato-së”, ka thënë Pahor, në fjalimin e tij në Kuvendin e Kosovës.

Ai ka folur edhe për bisedimet Kosovë-Serbi duke thënë se duhet të vazhdojnë dhe të zbatohen të gjitha marrëveshjet që nxirren nga ky dialog.

-Advertisement-

Ndryshe presidenti i Sllovenisë, Borut Pahor dje ka ardhur në Kosovë ku është prit nga presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi. Pahor do të qëndroj edhe sot ndërsa vizita e tij po bëhet për nderë të 10 vjetorit të Pavarësisë së Kosovës./INFOKUSI

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Hapet shkolla e mesme profesionale në Qytetin e Ferizajit
-Advertisement-

Të tjera