Sport

Paguhet nga Barça, por reklamon PSG-në, polemika rreth Ronaldinhos

Autori: Gazeta inFokus 10:20 | 20 October 2021

“Ronaldinho vazhdon të krijojë polemika”. Kështu shkruan gazeta katalane “Sport”, që i referohet një vizite në Paris të një prej numrave 10 më virtuozë në historinë e futbollit. Ronnie do të jetë mysafiri special i PSG-së në përplasjen me Leipzigun, këtë të martë, në Champions. Kjo nuk mund të kalojë pa u vënë re nëse marrim parasysh faktin se braziliani është ambasador i Barcelonës. Klubi “blaugrana” e paguan për këtë rol.

Për më tepër, Ronaldinho mirëpriti edhe transferimin e Messit në Paris, pavarësisht dhimbjes që shkaktoi largimi i “yllit” argjentinas nga ekipi i jetës së tij.

“Është gëzim i madh të luash në këto dy klube dhe tani të shoh mikun tim që vesh këtë fanellë,” ishte mesazhi i Ronaldinhos kur Messit nënshkroi për PSG-në.

-Advertisement-

Ronaldinho spikati fillimisht te PSG, para se të shkonte në Barcelonë në vitin 2003 për 32 milionë euro. Në “Camp Nou” ai u shndërrua idhull. Nëse në Paris ai shënoi 25 gola dhe dha 17 asistime në 77 ndeshje, në Barcelonë ai e çoi futbollin e tij në nivelin tjetër: 94 gola 71 asistime në 207 ndeshje, pa harruar faktin që fitoi Topin e Artë (2005) dhe u zgjodh dy herë lojtari më i mirë i FIFA-s (2004 dhe 2005).

Braziliani ka shumë arsye për të pasur dashuri të veçantë për të dy klubet, por të qenit i punësuar te Barça e vë atë në një pozitë të vështirë …

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Po, Po 31 Vetura Dacia Logan shpërblim për konsumator nga ETC
-Advertisement-

Të tjera