Sport

“Paguani 40 mln £ dhe merreni”, Chelsea i hapur për shitjen e mesfushorit

Autori: Gazeta inFokus 14:35 | 25 December 2023

Conor Gallagher ka përfunduar në merkato. Chelsea është gati ta shesë qendërmesfushorin në merkaton e janarit nëse vjen një ofertë 40 milionë paund.

23-vjeçari është një element i rëndësishëm për skuadrën e Mauricio Pochettinos, teksa dëshira e tij është të qëndrojë për t’u bërë në të ardhmen kapiteni i ekipit londinez.

Gjithsesi, drejtuesit e klubit janë gati të nisin bisedimet për shitjen e tij nëse vjen oferta e duhur gjatë merkatos dimërore.

-Advertisement-

Gallagher është një produkt i akademisë së Chelseat, ndërkohë që numëron edhe 11 ndeshje me kombëtaren angleze.

Disa klube të Premier League janë të interesuara për shërbimet e mesfushorit, e ardhmja e të cilit do të qartësohet në ditët e ardhshme.

Etiketa:
Comodita Home rikthen “Garage Sale” për edicionin e tetë, me zbritje deri në 70%
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy