Sport

“Pagova, firmosa dhe nuk kam kontestuar asgjë”

Autori: Gazeta inFokus 18:22 | 03 November 2017

Special One edhe përpara ligjit, Mourinho e ka mbyllur ligjërisht edhe çështjen që e çoi para Gjykatës së Madridit, për evazion fiskal të krijuar në periudhën 2011/2012, për shifrën e 3.3. milionë eurove.

Trajneri i Manchester United, Jose Mourinho, është paraqitur në Madrid mëngjesin e së premtes, për të zgjidhur një çështje që ishte hapur në kohën që ai ishte në stolin e Real Madridit.

Shumë i qetë dhe si gjithnjë i gatshëm edhe me mediat, portugezi ka pohuar se ka shlyer të gjitha detyrimet që ka me shtetin spanjoll.

-Advertisement-

E lashë Spanjën në vitin 2013 me informatat dhe me bindjen se situata ime tatimore ishte plotësisht ligjore. Pas dy viteve jam informuar se ka nisur një hetim dhe më është thënë se për ta rregulluar këtë situatë duhet ta paguaj një shumë ‘X’ parash. Pagova, firmosa dhe nuk kam kontestuar asgjë, çështja ime është e mbyllur. Nuk kam qenë në dijeni për detyrime të pashlyera, ndaj firmosa me përgjegjësi konform ligjeve”, deklaroi trajneri i “Djajve të Kuq”.

Kohët e fundit shumë personazhe të rëndësishëm të futbollit janë akuzuar për evazion fiskal, duke përshirë këtu edhe Lionel Messin e Cristiano Ronaldon.

Çështja e Messit pothuajse tashmë është mbyllur, ndërsa ajo e Ronaldos vetëm sa ka nisur dhe e pret një rrugë e gjatë portugezin.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Spektakli i Vitit, Ekskluzivisht në Artmotion – BBVK3!
-Advertisement-

Të tjera