Fun & Video

Pagoi tremijë euro për rregullimin e sallës së dasmës, nusja filloi të qante kur hyri brenda (Foto)

Autori: Gazeta inFokus 12:16 | 07 August 2017

Cher Austin nga Mançester i Anglisë, i kishte paguar një kompanie tremijë euro, që t’ia rregullonte sallën ku do zhvillohej ceremonia martesore.

Por, nusja ka filluar të qajë kur ka hyrë brenda, meqë nuk ishte asgjë nga ato që kishte kërkuar, transmeton Telegrafi.

Megjithëse i ishte thënë se do të ketë shumë vazo me lule, qirinj dhe dekorime, tavolinat ishin thuajse të zbrazëta.

-Advertisement-

Dekorimi që nuk ngjanë aspak me atë që ishte kërkuar

Vetëm disa karrige kishin kordele, në tavolina ishin buqeta të vogla me lule, si dhe kafaze të ndryshkura.

Por, ky nuk është i vetmi mashtrim, pasi vetëm këtë vit janë raportuar 600 raste të tilla, ku nuset janë mashtruar nga organizatorët.

Për këtë arsye, kërkohet të bëhen marrëveshje vetëm me kompani të regjistruara dhe të paguhet me kartelë, që të evitohen këto ndodhi.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Po, Po 31 Vetura Dacia Logan shpërblim për konsumator nga ETC
-Advertisement-

Të tjera