Pagat për minatorët e Trepçës pritet të dalin javën e ardhshme
Autori: Gazeta inFokus 23:05 | 02 August 2024
Pritja dy mujore e minatorëve të “Stan Tërgut” për pagat, pritet të marrë fund javës që vjen.
Një gjë të tillë e ka phuar kryeshefi i Trepçës Bashkim Kurti, pas një takimi që ka zhvilluar të premten me ministren e Ekonomisë, Artane Rizvanolli.
“Ne kemi takime të rregullta në baza ditore. Sot jemi takuar me ministren Rizvanolli dhe kryesuesin e bordit për sqarime shtesë dhe po besoj se në fillim të javës së ardhshme do dalin pagat dhe minatorët do t’i kthehen punës”, ka thënë Kurti.
Dy ditë më parë, minatorëve që janë në grevë tash e 25 ditë, u ishte premtuar një lajmërim nga Bordi i ndërmarrjes, por një gjë e tillë nuk ndodhi.
E për këtë, ata shprehen të zhgënjyer.
“Jo ata, sipas informatave, ka pas bordi me ardhë nesër qat ditë që kem na atje. Kanë shpresu me pas një përgjigje pozitive. Sipas informatave, më thanë se i kanë pyt pse s’kanë ardh e kanë thanë që s’kem përgjigje pozitive. Që ka vijmë, që jo s’kem”., ka thënë minatori Gani Osmani.
E të njëzëri janë edhe minatorë të tjerë të cilët thonë se janë në gjendje të rëndë.
“Unë ju bëj apel qeverisë të merr masa të ekzekutohen pagat sa më shpejt. E lus të del nga ky ngërç se sot me na dal pagat, ne ja nisim punës. Po ka presion me ia fillu punës po s’mundesh me ja nis kur nuk ke bukë. Është punë e vështirë ajo”, ka thënë minatori tjetër Miftar Mehmeti.
Dy ditë më parë, Ekzekutivi është zotuar për angazhim në gjetjen e një zgjidhjeje, por duke theksuar se përkrahja financiare varet nga zotimi se do të ulen shpenzimet dhe do të rifillojë rritja e prodhimit./RTV Dukagjini
Të tjera
-
O’Brien: Pas Banjskës, Serbia ka ndërmarrë hapa që të tërheqë elementet e saj të dhunshme
Ndihmës Sekretari Amerikan i Shtetit për Evropën dhe Euroazinë, James O’Brien...
-
Tërmeti godet Maqedoninë e Veriut
Pasditen e sotme në Maqedoni është regjistruar një tërmet me magnitudë 2.1 të...
-
Hamza në Gjakovë: Me programin që po e bëjmë do ta fitojmë besimin, me qeverisje të përgjegjshme do ta zhvillojmë Kosovën
Kandidati për kryeministër nga radhët e PDK-së, Bedri Hamza, ka publikuar pam...
-
Maqedonci: Nuk do të lejojë që dikush tjetër pos meje të jetë dera e VV-së në ministri
U takuan, megjithatë askush nuk tregoi se çka u bisedua në takimin e komandan...
-
Pamje të aksidentit mes tri automjeteve që përfundoi me fatalitet
Sonte në autostradën “Ibrahim Rugova” ka ndodhur një aksident trafiku me fata...
-
Aksident me vdekje në autostradën “Ibrahim Rugova”, policia jep informatat e para
Sonte në autostradën “Ibrahim Rugova” ka ndodhur një aksident trafiku me fata...
-
Arrestimi i Ilir Metës dhe Salianjit, opozita në Shqipëri proteston më 29 tetor
Një sulm ndaj opozitës e konsideroi Kreu i Partisë Demokratike, Sali Beri...
-
Takimi me O’Brien, Kurti përmend dorëzimin e Radoiçiq dhe nënshkrimin e marrëveshjes në kontekst të zbatimit
Zyra e kryeministrit ka lëshuar komunikatë në lidhje me përmbajtjen e bisedës...
-
Kongresisti Torres: Kosova, histori suksesi për Amerikën në Ballkanin Perëndimor
Kongresisti amerikan, Ritchie Torres, shprehet i nderuar që priti në takim në...
-
U raportua se po e heton prokuroria, deklarohet ministri Liburn Aliu
Gjatë ditës qarkulloi lajmi se Ministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dh...
-
Sa milionerë ka Mali i Zi
Sipas të dhënave të Bankës Qendrore, Mali i Zi ka 89 qytetarë që kanë më shum...
-
Dy orë e gjysme takim, ende s’ka njoftim rreth përmbajtjes së bisedave Kurti-O’Brien
Ka përfunduar takimi takimi në mes të kryeministrit të Kosovës Albin Kurti dh...