Pagat e Serisë A, Juventusi mban rekordin e shpenzimeve
Autori: Gazeta inFokus 14:03 | 04 September 2018
Transferimi i Cristiano Ronaldos në Serinë A ka rritur jo vetëm nivelin e kampionatit, ku shumë klube janë munduar të forcohen për të konkurruar Juventusin, por gjithashtu janë shtuar rrogat e lojtarëve. Në këtë moment shuma totale e pagave që ekipet u paguajnë lojtarëve, është rreth 1.13 miliardë euro, e duke përfshirë trajnerët arrin shifrën 1,2 miliardë.
Në vend të parë si lojtari më i paguar në kampionat është pa dyshim portugezi, i cili merr 30 milionë euro në vit, i ndjekur nga Gonzalo Higuain me 9.5 milionë. Renditjen e më të paguarve e plotësojnë disa lojtarë të Juventusit, si Dybala me 7 milionë, i ndjekur nga Douglas Costa e Pjanic me 6.5. Një tjetër milanist përfshihet në listë, më saktë portieri Gianluigi Donnarumma, që paguhet 6 milionë euro në vit. Sigurisht Juve mban kreun për shpenzimet e rrogave me 219 milionë euro në vit, e ndjekur nga 2 ekipet milaneze, Milan me 140 dhe Inter me 119 milionë euro.
Sa u përket trajnerëve, sigurisht i pari është Max Allegri, që paguhet 7.5 milionë euro në vit, i ndjekur nga Ancelotti me 6.5 dhe trajneri i Interit, Luciano Spalletti me 4.5 milionë euro në vit.
Në futbollin e sotëm, paraja vlen shumë, e me siguri do të shërbejë për të ngritur Serinë A edhe një herë në nivelet më të larta, ashtu siç shpresojnë shumë tifozë të këtij kampionati.
Të tjera
-
PDK në Vrellë dhe Shushicë të Istogut, Krasniqi: “Ma Mirë” është shndërruar në një përgjegjësi qytetare
Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi përmes një postimi në Facebook ka treguar s...
-
Imri Ahmeti: Magurja sot vulosi fitoren e LDK-së
Kandidati për deputet në radhët e LDK-së, Imri Ahmeti, ka marrë mbështetje të...
-
Haradinaj planifikon trefishim të subvencioneve për bujqësi
Një mbështetje e paprecedentë për sektorin bujqësor u premtua sot nga kandida...
-
Porosia e Hamzës: Mos hyni në politikë pa një profesion
“Nëse në politikë je pa profesion mundësia me kontribu është me e vogël, edhe...
-
Hamza e takon rastësisht xhaxhanë e tij: E kam edhe jaran, kemi punuar bashkë në Trepçë
Kandidati i PDK-së, Bedri Hamza gjatë një interviste në “Rubikon” të realizua...
-
Kurti u flet edhe kështu qytetarëve: Veç ata që nuk i dojnë familjet dhe fëmijët e vetë nuk e votojnë Vetëvendosjen
Gjatë një tubimi elektoral në Lipjan, kryeministri Albin Kurti ka vazhduar me...
-
Bedri Hamza hap dyert e shtëpisë në Klinë të Epërme, flet për jetën e punën në Trepçë
Në ciklin e emisioneve “Kosova ime”, të Rubikonit për këtë javë, kandidati pë...
-
LAJMI I FUNDIT: Tërmet në Shqipëri
Një tërmet me magnitudë 4.3 është regjistruar pranë Vlorës. Nuk raportohen...
-
Bedri Hamza takon “Dardanët”, tifozët e Kosovës
Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, ka vazhduar fushatën elekto...
-
Bedri Hamza nga tubimi në Lipjan: Po, kemi me i rritë pagat për 50%
Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, sonte ka mbajtur një tubim ...
-
Ky është personi që humbi jetën në vetaksidentin në Pejë
Një vetaksident me fatalitet ka ndodhur sot rreth orës 18:35 në fshatin Qungu...
-
Daut Haradinaj: Do ta rikthejmë klimën e investimeve dhe do ta çojmë përpara Kosovën
Kandidati për deputet nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), D...