Lajme

Paga minimale 350 euro, Gërvalla: Rezultat i qeverisjes me duar të pastra dhe faqe të bardhë

Autori: Gazeta inFokus 17:55 | 28 August 2024

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla-Schwarz ka folur rreth miratimit të vendimit të sotëm në mbledhjen e qeverisë të pagës minimale në 350 euro bruto, raporton Ekonomia Online.

Përmes një postimi në Facebook, Gërvalla ka thënë se ky vendim prek rreth 150 mijë punëtorë të cilët aktualisht marrin më pak se 350 euro në muaj.

Sipas saj, me këtë rritje dhe mbështetjen ndaj familjeve e shtesat ndaj fëmijëve, po rritet mbështetja e qytetarëve për punësim dhe mirëqenie.

-Advertisement-

“Nga muaji tetor i këtij viti, asnjë i punësuar në Kosovë, pavarësisht sektorit apo vendit të punës, nuk do të paguhet më pak se 350 Euro në muaj për një orar të plotë pune. Sot, me vendimin që miratuam, kemi bërë realitet rritjen e pagës minimale, duke e çuar atë në 350 euro dhe duke e liruar plotësisht nga tatimi. Ky vendim prek drejtpërdrejt rreth 150 mijë punëtorë që aktualisht marrin më pak se 350 euro në muaj”.

“Me këtë rritje të pagës minimale, mbështetjen ndaj familjeve, shtesat për fëmijë dhe politikat e tjera fiskale, rrisin edhe një herë mbështetjen për familjet dhe qytetarët tanë në punësim dhe mirëqenie”, tha Gërvalla.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Intervistë: Dr. Gorazd Konjanovski – Klinika Zhan Mitrev ka luajtur një rol kyç në vendosjen e themeleve në kardiokirurgji dhe…
-Advertisement-

Të tjera