Pacolli: Votoni me 11 qershor për një qeveri të ndershme, dinjitoze dhe dërgoni në shtëpi, zhvatësit
Autori: Gazeta inFokus 17:19 | 07 June 2017
Në tubimin zgjedhor të mbajtur sot në Viti, Presidenti i AKR-së, Behgjet Pacolli ka thënë se data 11 qershor është e rëndësisë vitale për Kosovën. “Me 11 qershor dilni të gjithë dhe votoni, sepse vota juaj do te krijojë dy efekte të mëdha”, ka thënë Pacolli në tubimin e koalicionit AKR-LDK-LD-Alternativa, ku të pranishëm ishin mijëra qytetarë. “Efekti i parë është se ne votojmë për një qeveri të ndershme, të brezit të ri, që me punë, me djersë, me dituri do ta dërgojë Kosovën përpara. Efekti tjetër i votës tuaj është dërgimi në shtëpi i njerëzve që e kanë zhvatur Kosovën”, ka theksuar i pari i AKR-së.
Ai ka shtuar se rrugëtimi për një Kosovë me perspektive më të mirë për rininë dhe të gjithë qytetarët, do të vazhdojë. “Është momenti që të dilni dhe të votoni për Kosovën, votoni për të mirën e saj”, ka thënë Pacolli. Presidenti i AKR-së, rikonfirmoi edhe njëherë mbështetjen e partisë së tij për kryeministrin e ardhshëm të Kosovës, Dr,Avdullah Hoti, duke u zotuar se së bashku dhe të vendosur, do të punojnë për Kosovën dhe zhvillimin e saj ekonomik.
Ndërsa kandidati për kryeministër Avdullah Hoti, tha se kontrata me qytetarë të cilën ai e prezanton në emër të koalicionit, është padyshim zgjidhja e vetme për problemet e qytetareve të Kosovës.
“Ne premtojmë rritje ekonomike, rritje të pagave dhe rritje të buxhetit, është zotim i yni dhe ne zotimet tona i përmbushim”, tha Hoti në tubimin zgjedhor të Vitisë.
Të tjera
-
Fundosen veturat te ura e Stacionit të Autobusëve në Prishtinë
Të paktën dy automjete janë fundosur në afërsi të urës së Stacionit të Autobu...
-
Kryesia e Kuvendit mblidhet të hënën, ky është rendi i ditës
Kryesia e Kuvendit ka bërë të ditur se do të mblidhet të hënën. Kjo mbledh...
-
Parashikimi i motit për vikend
Reshjet e shiut që filluan ditën e premtë, më vonë gjatë mbrëmjes dhe natën, ...
-
Konfiskimi i ạrmạtimit në veri, Kurti: Siguria e njerëzve dhe e të gjithë vendit mbeten prioritet
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në X ka bërë një shkrim në lidhje me konf...
-
Kurti: Qeveria që ka investuar më së shumti në mbrojtjen e trashëgimisë kulturore islame në Kosovë
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka deklaruar se nën udhëheqjen e tij, Qe...
-
Durmishi bën apel pas reshjeve të vazhdueshme të borës: Kujdes gjatë vozitjes, ekipet e mirëmbajtjes janë në terren
Zëvendësministri i Infrastrukturës, Hysen Durmishi ka dalë me një apel pa...
-
Rrugët e Prishtinës vërshohen, njohësi i emergjencave: Përsëri dështoi infrastruktura nëntokësore në kryeqytet
Njohësi i i çështjeve të emergjencave civile, Tahir Ahmeti ka reaguar pasi si...
-
Dita e Alfabetit, studiuesit: Duhet unifikim të praktikave të gjuhës në tri shtetet ku shqipja është zyrtare
Tashmë një ditë feste zyrtare, Dita e Alfabetit të Gjuhës Shqipe, nuk vjen pë...
-
KFOR-i, EULEX-i dhe Policia e Kosovës stërviten së bashku të hënën
KFOR-i njofton së bashku me EULEX-in dhe Policinë e Kosovës do të zhvillojnë ...
-
Refuzohet kërkesa e Shalës për mosparaqitje ose shtyrje të seancës
Gjykata Speciale njofton se Trupi Gjykues i refuzoi kërkesën e Mbrojtjes që t...
-
Zemaj Kurtit e Vitisë për QKMF’në e Mamushës: Jeni definicioni i propagandës, preni shirita për punët që i kam bërë unë si ministër
Deputeti i Lidhjes Demokratike e Kosovës, Armend Zemaj ka thënë sot se kryemi...
-
Riker: Mbyllni procesin e dialogut dhe zgjidhni problemet
Ish-zëvendës Ndihmës Sekretari i Departamentit të Shtetit, Filip Riker, dekla...