Pacolli: Ta ndërtojmë Kosovën sipas idealeve të Ibrahim Rugovës dhe dëshmorëve të luftës
Autori: Gazeta inFokus 18:22 | 07 June 2017
Në një tubim madhështor të mbajtur sot në qytetin e Gjilanit, Aleanca Kosova e Re bashkë me partnerët e koalicionit nga LDK-LD-Alternativa, ka prezantuar kandidatin e koalicionit për kryeministër, DrAvdullah Hoti si dhe kandidatët për deputetë në Parlamentin e Kosovës.
Në këtë tubim Presidenti i AKR-së Behgjet Pacolli , ju bëri thirrje qytetarëve edhe njëherë që të votojnë për një qeverisje me njerëz të urtë dhe të paqes, të cilët do ta ndërtojnë Kosovën sipas idealit të presidentit Rugova por edhe sipas idealit të të gjithë heronjve që ranë për lirinë Kosovës.
“Kjo është demokracia e vërtetë, pavarësi, liri dhe zhvillim ekonomik. Unë them se pavarësia jonë nuk është e kompletuar sepse kemi qytetarë që jetojnë në kushte të mjerueshme, të diferencuar e të diskriminuar, këtë nuk e deshi as Ibrahim Rugova e as dëshmorët tanë” , theksoi Lideri i Aleancës Kosova e Re, Behgjet Pacolli.
Ai me këtë rast tha se Kosova, me të gjitha pasuritë që i ka, nuk u zhvillua për shkak të matrapazëve të cilët e kanë zhvatur. “Ne kemi njerëz të pastër, janë ata që do ta dërgojnë Kosovën drejt shoqërive të civilizuara, kemi nevojë për ndryshim dhe zhvillim, prandaj me 11 qershor dilni të gjithë dhe votoni, mbrojeni votën tuaj sepse ajo është votë e ardhmërisë”, ka thënë Presidenti Pacolli në fjalimin e tij në Gjilan.
Në fjalën e tij para gjilanasve kandidati për kryeministër, Dr.Avdullah Hoti, tha se është i nderuar që i prinë një liste të mrekullueshme të njerëzve që i kanë mbrojtur themelet e shtetit të Kosovës. “Me 11 qershor neve na duhet mbështetja juaj për ta realizuar idealin tonë për një qeveri të suksesit. Institucionet do t’i bëjmë vetëm për interesa të qytetarëve dhe jo arena të debateve siç kanë qenë deri më tash.”, ka thënë Hoti.
Të tjera
-
E trishtë: Ky është i riu që humbi jetën në vetaksidentin e rëndë në magjistralen Pejë-Prishtinë
Një vetaksident trafiku i rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në magjistralen ...
-
Bedri Hamza do ta themelojë Fondin e Bursave: 25 milionë euro çdo vit si bursa do u ndahen studentëve
Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka mbajtur një takim edhe m...
-
“Partija Kosovskih Srba” e Aleksandar Jabllanoviq që Kosovës i referohet si “Kosovë e Metohi”, kalon në KQZ
Lëvizja Vetëvendosje e festoi si sukses të punës së saj moscertifikimin e Lis...
-
Vuçiq i “ankohet” Lavrovit në telefon: Kosova po përpiqet të ndalojë Listën Serbe të marrë pjesë në zgjedhje
Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, gjatë një bisede telefonike me minist...
-
Restaurohet një nga shtëpitë tradicionale të Janjevës
Një nga shtëpitë tradicionale të Janjevës, ministria e Kulturës bën të ditur ...
-
Bedri Hamza premton ta themelojë Bursën e Kosovës si platformë të tregut të kapitalit
Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka mbajtur një takim me biz...
-
Lista Serbe nuk u certifikua nga KQZ-ja, Basha: Hapet e pame, Gratë te LDK, burrat te PDK, AAK përcjell tek dera
Deputeti i Lëvizjes Vetvendosje, Dimal Basha është tallur me opozitën pasi Li...
-
Publikohet lista e 16 subjekteve politike me 626 kandidatë për deputetë që i certifikoi KQZ-ja
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve certifikoi edhe pjesën e dytë të subjeteve pol...
-
Ngritet aktakuzë ndaj të pandehurit për ngasje në gjendje të dehur
Prokuroria Themelore në Gjakovë ka ngritur aktakuzë kundrejt të pandehurit Y....
-
Vuçiq: Kurti po përpiqet të eliminojë të vetmin kundërshtar politik në Kosovë, që është Lista Serbe
Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, ka deklaruar se kryeministri i Kosovë...
-
Kjo është 19-vjeçarja që sulmoi policët brenda stacionit policor në Prishtinë
Një vajzë 19-vjeçare, dyshohet që nën ndikimin e alkoolit, ka sulmuar zyrtarë...
-
Biden ua fal dënimin me vdẹkje 37 të burgosurve
Presidenti i ShBA-së, Joe Biden të hënën ua zbuti dënimet 37 nga 40 të burgos...