Lajme

Pacolli publikon dëshmi si i është anuluar leja për aterim në aeroportin e Prishtinës

Autori: Gazeta inFokus 14:09 | 28 April 2020

Kryetari i Aleancës Kosova e Re, Behgjet Pacolli ka publikuar sipas tij dëshmi të cilat tregojnë se i është anuluar leja për të ateruar në Aeroportin e Prishtinës.

Sipas tij atij i është anuluar leja e cila ishte konform rregullave të BE-së.

“Ju lutemi këshillohuni që për çdo fluturim tjetër të planifikuar në Aeroportin e Prishtinës duhet të paraqisni përsëri kërkesën zyrtare. Për shkak të situatës, kjo kërkesë do të shqyrtohet nga Ministri i Infrastrukturës dhe gjithashtu nga autoritetet e Ministrisë së Shëndetësisë dhe Punëve të Brendshme”, thuhet në këtë e-mail që ka publikuar Pacolli.

-Advertisement-

“Kjo është dëshmia se leja për aterim të cilën aeroplani im ka poseduar për aeroportin e Prishtinës (që ishte konformë rregullave të BE-së dhe IATA) është anuluar.

Quote;

Dear Sir,

Pls be advise that for any other planned flight to Prishtina Airport you need to submit the official request again. Due to the situation, this request ëill be revieëed by the Minister of Infrastructure and also by the authorities of the Ministry of Health and Internal Affairs.

Thank you for your cooperation.

UnquoteBest regards,

Nexhat Bala

Civil Aviation Department

Ministry of Infrastructure and Environment

Republic of Kosovo

Tel: +381 38 20028105​​”, shkruan Pacolli.

Para disa minutave ka reaguar edhe Ministria e Shëndëtësisë të cilët thanë se nuk posedojnë ndonjë kërkesë zyrtare nga ato që po thotë Pacolli.

E madje kjo ministri tha se për të gjithë qytetarët që duan të kthehen në Kosovë janë masat e njëjta./Gazeta inFokus/

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
UNI-Universum International College rankohet me sukses në Times Higher Education Impact Rankings 2024
-Advertisement-

Të tjera