Pacolli premton mbështetje për sportin gjatë takimit me sekretarin e Komitetit Olimpik të Evropës
Autori: Gazeta inFokus
14:04 | 28 October 2017
Zëvendës kryeministri i Kosovës, Behgjet Pacolli e ka pritur sekretarin gjeneral të Komitetit Olimpik të Evropës, Raffaele Pagnozzi dhe drejtuesit KOK-ut.
Sekretari gjeneral i Komitetit Olimpik të Evropës, Raffaele Pagnozzi dhe drejtuesit e Komitetit Olimpik të Kosovës, presidenti, Besim Hasani dhe sekretari i përgjithshëm, Shasivar Haxhijaj, janë pritur nga zëvendëskryeministri i Kosovës, Behgjet Pacolli, njëherit ministër i Punëve të Jashtme.
Pacolli falënderoi Pagnozzin për vizitën që po i bënë Kosovës, duke i premtuar përkrahje të fuqishme të qeverisë për sportin kosovar. Takimi u mbajt në rezidencën e Pacolli në Hajvali.
“Një shtet pa sport është si një trup pa gjymtyrë, prandaj ne duhet ta mbështesim sportin dhe aktivitetet sportive në të gjitha mënyrat. Njerëzit që përfaqësojnë sportin janë ambasadorët më të mirë tonë. Prandaj, vizita e Pagnozzi është shumë e rëndësishme dhe do të doja ta shoh edhe ai se ne e duam sportin dhe merremi seriozisht me të”, u shpreh ndër të tjera Pacolli, i cili KOK-ut i premtoi se do të punojë t’ua sigurojë një ndërtesë të re.
Pagnozzi u ndje falënderues për pritjen e bërë, duke thënë se medalja e artë olimpike e Majlinda Kelmendit, ia ka hapur dyert e zhvillimit sportit kosovar.
“Më duhet të them se kam përshtypje jashtëzakonisht të mira nga kjo vizitë, jo vetëm për punën që Komiteti Olimpik i Kosovës është duke e bërë, por mbi të gjitha vizita e këtij mëngjesi demonstron që autoritetet politike kanë qasje shumë të afërt me sportin. Besoj që pas medaljes së artë ne Rio, sigurisht se Kosova ka shanse të mëdha për t’u zhvilluar, sepse të gjithë jemi të fokusuar ta ndihmojmë Kosovën” tha ndër të tjera Pagnozzi.
Sipas tij, Kosova ka zgjedhur rrugën më të mirë në sensin e organizimit të mirë të brendshëm, por janë duke bërë edhe një punë të thellë për të krijuar një strukturë të udhëheqësve sportivë, e kjo është shumë e rëndësishme për botën e sportit.
Kurse, presidenti i KOK-ut, Besim Hasani e quajti vizitën e Pagnozzit jashtëzakonisht të rëndësishme, derisa falënderoi Pacollin në emër të Lëvizjes Olimpike për pritjen dhe përkrahjen që i ka bërë sportit në vazhdimësi.
“Komiteti Evropian dhe ai Ndërkombëtar me të drejtë na konsiderojnë se jemi një foshnje e porsalindur tre vjeçare dhe duan që ne të rritemi shëndetshëm dhe fuqishëm. Sot jemi këtu tek zëvendëskryeministri Pacolli dhe kjo dëshmon se bashkëpunimi midis pjesës joqeveritare dhe qeveritare është jashtëzakonisht i mirë. Personalisht Pacolli na ka vizituar edhe në KOK me kapacitete tjera, dhe vazhdon të na mbështes pasi ne kemi edhe një partneritet me Mabetex dhe kjo ka rëndësi të madhe për ne”, tha ndër të tjera Hasani.


T� tjera
-
Haxhiu nesër në Shkup, njoftohet se do t’i takojë Kryeparlamentarin, Kryeministrin dhe Presidenten
Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, do të zhvillojë të martën, ...
-
Rusët i kërkojnë bashkëpunim Vuçiqit edhe pas rrëzimit- shpresojnë që kjo të ndodhë edhe me forcën e re në Serbi
Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, tha se Moska pret që ish-presidenti ser...
-
Kamberi: Lista Studentore që mposhti Vuçiqin duhet ta pranojë realitetin e Kosovës së pavarur
Deputeti i zgjedhur në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberi, ka thënë se mbetet ...
-
VV-ja “harron” se është në pushtet, fajëson “pushtetin e vjetër” për kulturën e të fortit
Lëvizja Vetëvendosje, parti që udhëheq me Kosovën prej vitit 2021, ka fajësua...
-
Rasti në Pejë, Endrit Thaçi mbështet protestën për gratë
Endrit Thaçi, djali i ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, ka shprehur m...
-
Protestat në Tiranë, Rama për mediat greke: Qeveritë ndryshojnë me zgjedhje, jo me kokteje molotovi
Kryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistë për mediat greke lidhur me prot...
-
Vdes hoxha i njohur nga Kosova
Ka ndërruar jetë Bahri Simnica, ish-drejtor i Medresesë “Alauddin” në Prishti...
-
Kuvendi miraton rezolutën për mbrojtjen e grave dhe parandalimin e dhunës në baza gjinore
Kuvendi i Kosovës ka miratuar rezolutën për mbrojtjen e grave dhe parandalimi...
-
Haradinaj akuzon Qeverinë Kurti për korrupsion: Shiko tenderët njëburimorë dhe sektorin energjetik
Ramush Haradinaj nga Aleanca, ka qenë i ftuar në “Pressing” të T7. Ai ka a...
-
Rasti i Arlinda Zekajt, Sveçla: Kërkova nga IPK-ja të hetojë veprimet e policisë
Ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla, ka bërë të ditur se ka kërkuar nga Kuven...
-
Kryeprokurori Gashi për vrasjen e Zekajt: Nesër ose pasnesër dalim me deklaratë
Kryeprokurori i Shtetit, Zejnullah Gashi, ka paralajmëruar se nesër ose pasne...
-
Rama ndez qirinj në kujtim të Arlinda Zekajt: Kërkojmë drejtësi dhe përgjegjësi për çdo dështim
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka ndezur qirinj në objektin e Kryeqyte...
































