Lajme

Pacolli për takimin Kurti-Vuçiq: Sot mund të fillojë shkrimi i faqes së re për Republikën e Kosovës

Autori: Gazeta inFokus 09:22 | 27 February 2023

Ish ministri i Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli, ka reaguar ndaj takimit mes kryeministrit Albin Kurti dhe presidentit serb Aleksandër Vuçiq, që do të mbahet sot në Bruksel, shkruan Gazeta Infokus.

Ai përmes një postimi në “Facebook”, ka thënë se duhet të mbështetet delegacioni i Kosovës, teksa shton se kjo është një ditë shumë e rëndësishme për vendin tonë.

“Sot mbi të gjitha është Kosova! Sot është një ditë e rëndësishme për Kosovën dhe paqen në rajonin tonë të traumatizuar. Sot ne duhet ta mbështesim delegacionin e Kosovës, qoftë edhe moralisht nga distanca. Sot mund të fillojë shkrimi i faqes së re për Republikën e Kosovës.  Shpresojmë dhe lutemi që gjithçka të shkoj mirë”, ka shkruar Pacolli.

-Advertisement-

Ndryshe ai është lutur që gjithçka të shkojë mirë e ku thotë se sot mund të fillojë shkrimi i një faqe të re për Kosovës./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Thyhet REKORDI I ZBRITJEVE!
-Advertisement-

Të tjera