Lajme

Pacolli për Rugovën: Na mungon kultura politike e tij dhe vetë ai

Autori: Gazeta inFokus 12:49 | 02 December 2019

Behgjet Pacolli, Ministër i Punëvë të Jashtme i Kosovës  me rastin e 75 vjetorit të lindjes së ish presidentit Ibrahim Rugova ka thënë disa fjalë për mënyrën e udhëheqjes së tij.

Ai tha se Rugova me urtësinë dhe udhëheqjen e tij në kohë jo të mira për Kosovën ka treguar se durimi, uniteti dhe dialogu janë virtytet e vetme që e qojnë vendin përpara.

“Sot e kujtojmë Presidentin Historik të Kosovës Ibrahim Rugova. Urtësia dhe udhëheqja e tij në kohë kruciale të historisë së Kosovës ka treguar se durimi, uniteti dhe dialogu janë vyrtytet e vetme që e çojnë vendin tonë drejt një të ardhme më të mirë”, shkruan Pacolli.

-Advertisement-

Ai gjithashtu tha se në vendin tonë nuk na mungon vetëm kultura e tij politike por edhe vet ai.

“Skena jonë politike sot duhet të reflektojë në arritjet historike që kemi bërë dhe të zbatojmë këto vyrtyte të Presidentit Rugova në kulturën e sotme politike. Kjo na mungon dhe na mungon Presidenti Rugova”, shkruan Pacolli në facebook./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Black Friday ne Artmotion

Të tjera