Lajme

Pacolli nuk merr pjesë në seancën për politikën e jashtme

Autori: Gazeta inFokus 11:32 | 22 November 2018

Megjithëse të hënën ishte shtyrë seanca e jashtëzakonshme e Kuvendit të Kosovës për politikën e jashtme në mungesë të ministrit të Jashtëm të Kosovës, Behgjet Pacolli, sot kjo seancë po vazhdon punimet por pa pjesëmarrjen e Pacollit.

Ministri i Jashtëm kishte kërkuar nga Kuvendi që kjo seancë të shtyhet për një ditë tjetër për shkak të agjendës së tij.

Ndryshe, seanca e jashtëzakonshme ka filluar në ora 10:00 dhe po diskutohet për politikën e jashtme.

-Advertisement-

Në këtë seancë deputetët kanë kritikuar përfaqësuesit e politikës së jashtme se nuk kanë kredibilitet në prezantimin e Kosovës në arenën ndërkombëtare.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Fito 50 € për dyshekun e vjetër dhe merr dyshkeun e ri Cloud për vetëm 549 €
-Advertisement-

Të tjera