Pacolli: Nuk improvizojmë si të tjerët, programi ynë është përgatitur nga ekspertët
Autori: Gazeta inFokus 16:44 | 05 June 2017
Aleanca Kosova e Re, së bashku me partnerët e koalicionit ka vazhduar sot fushatën zgjedhore edhe në Rahovec, ku në prani të një mase të madhe të qytetarëve të pranishëm, u prezantua kandidati për kryeministër si dhe kandidatët për deputetë nga radhët e Koalicionit.
Duke folur për programin qeverisës të koalicionit AKR-LDK-LD-Alternativa, Presidenti i Aleancës Kosova e Re, i ka shpjeguar pikat kryesore në detaje.
Ai ka thënë se koalicioni i shpresës do te krijojë mundësi punësimi dhe rritje ekonomike. “Ne do të arrijmë rritje ekonomike prej 8 % qysh në dy vitet e para të qeverisjes, rritje të të hyrave buxhetore për kokë banori por edhe përmirësim të infrastrukturës shëndetësore dhe arsimore”, pohuar Pacolli. Ai më tej ka treguar edhe për planet e krijimit të tri platformave agro-ekonomike. “Krijimi i tri zonave të lira ekonomike do ta bashkojë tregun me Shqipërinë dhe kështu kultivuesit e rrushit do të kenë ku ta shesin atë, vetëm një pjesë e vogël konsumohet për nevojat tona, ndërsa pjesa tjetër duhet të eksportohet, prandaj do të bëjmë që ai mall të lëviz lirshëm në të gjitha trojet shqiptare”, ka thënë Presdenti i AKR-së.
Numri një i AKR-së ka thënë se përmes qeverisjes së koalicionit AKR-LDK, Kosova do të përfshihet në tregun global të kompanive.
“Ne do të ndërtojmë fabrika, do të hapim veprimtari ekonomike si në fshat ashtu edhe në qytet, do të përmirësojmë infrastrukturën shëndetësore dhe rrugore, gjithmonë duke u kujdesur për ruajtjen e ambientit.
“Ky është programi ynë të nderuar qytetarë, ne nuk do të improvizojmë programe si të tjerët, sepse kemi program të gatshëm, ai është përgatitur nga ekspertët”, ka thënë ndër të tjera Presidenti Behgjet Pacolli duke ju bërë thirrje qytetarëve të Rahovecit që me datë 11 qershor të votojnë koalicionin e shpresës në krye me Dr.Avdullah Hoti.
Kandidati i koalicionit AKR-LDK-LD-Alternativa, për kryeministër Dr.Avdullah Hoti ka potencuar se Qeveria e re, përmes Fondit të Zhvillimit, do të mbështesë idenë e çdo të riu për biznes. “Ne kemi plan konkret për ta rritur buxhetin e Kosovës. Reformat që kemi planifikuar do ta garantojnë rritjen ekonomike. Qeveria që unë do të drejtoj, me stabilitetin buxhetor që ju garantoj se do ta ketë, do të arrijë të punësojë të gjithë ata që çdo vit bëhen të aftë për punë”, ka thënë Hoti.
Të tjera
-
Lista Serbe nuk u certifikua nga KQZ-ja, Basha: Hapet e pame, Gratë te LDK, burrat te PDK, AAK përcjell tek dera
Deputeti i Lëvizjes Vetvendosje, Dimal Basha është tallur me opozitën pasi Li...
-
Publikohet lista e 16 subjekteve politike me 626 kandidatë për deputetë që i certifikoi KQZ-ja
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve certifikoi edhe pjesën e dytë të subjeteve pol...
-
Ngritet aktakuzë ndaj të pandehurit për ngasje në gjendje të dehur
Prokuroria Themelore në Gjakovë ka ngritur aktakuzë kundrejt të pandehurit Y....
-
Vuçiq: Kurti po përpiqet të eliminojë të vetmin kundërshtar politik në Kosovë, që është Lista Serbe
Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, ka deklaruar se kryeministri i Kosovë...
-
Kjo është 19-vjeçarja që sulmoi policët brenda stacionit policor në Prishtinë
Një vajzë 19-vjeçare, dyshohet që nën ndikimin e alkoolit, ka sulmuar zyrtarë...
-
Biden ua fal dënimin me vdẹkje 37 të burgosurve
Presidenti i ShBA-së, Joe Biden të hënën ua zbuti dënimet 37 nga 40 të burgos...
-
Reshjet e dendura të borës, Ministria e Infrastrukturës: Të gjitha rrugët janë të kalueshme
Që në orët e para të mëngjesit gati të gjitha komunat e Kosovës janë mbuluar ...
-
Haxhiu: Deri tash janë ngritur 67 aktakuza për krime lufte ndaj 174 personave
Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka treguar se aktualisht në bazë të ...
-
Maqedonci e nderon ambasadorin Hovenier, me medaljen për shërbim të shquar
Ministri i Mbrojtjes Ejup Maqedonci ka pritur në takim lamtumirës ambasadorin...
-
Pushteti kërkon që intervistimi i Kurtit nga Specialja të bëhet sipas propozimeve të tyre, Haxhiu: Nuk ka asnjë arsye që prokurorët të refuzojnë
Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka deklaruar të hënën se nëse Prokur...
-
KQZ merr vendim: Nuk certifikohet Lista Serbe
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) nuk e ka certifikuar Listën Serbe. Sh...
-
Alban Rraci mbledh mbështetësit e LDK-së në Klinë: Bashkë për ndryshim dhe fitore me 9 shkurt
Kryetari i degës së Lidhjes Demokratike të Kosovës në Klinë, Alban Rraci dhe ...