Lajme

Pacolli njofton se janë mbledhur mbi 11 mijë euro për familjen Ademaj që humbi dy familjarë nga vërshimet

Autori: Gazeta inFokus 12:45 | 26 June 2023

Kryetari i Aleancës Kosova e Re, Behgjet Pacolli ka njoftuar se janë mbledhur mbi 11 mijë euro për familjen Ademaj në Pejë, e cila ditën e shtunë nga vërshimet ka humbur dy anëtarë të familjes.

Pacolli ditën e diel ka hapur një “GoFundMe”, ku qytetarët mund të japin kontributin e tyre për familjen e Ademaj.

“Sapo kam hapur një GoFundMe për të ndihmuar së bashku edhe financiarisht sado pak familjen Ademaj. U bëj thirrje politikanëve, biznesmenëve dhe të gjithëve me zemër dhe mundësi për të kontribuar. Çdo euro do të thotë shumë për familjen. Zoti ju shpërbleftë”, kishte shkrua ai në Facebook.

-Advertisement-

Nga vërshimet e së shtunës, humbën jetën një grua bashkë me djalin e saj pesë vjeçar, po ashtu u shkaktuan edhe dëme të shumta materiale.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Rakinica e Skenderajt bëhet me rrjet të ri elektrik
-Advertisement-

Të tjera