Lajme

Pacolli niset për në Amerikë

Autori: Gazeta inFokus 10:53 | 04 February 2019

Ministri i Punëve të Jashtëm, Behgjet Pacolli do të marrë pjesë në lutjet e mëngjesit në Shtete e Bashkuara të Amerikës.
Këtë e ka konfirmuar vetë ministri Pacolli përmes një postimi në profile e tij në facebook.

“Gjatë qëndrimit në Washington do të marr pjesë në një nga ngjarjet unike të Shteteve të Bashkura të Amerikës, në lutjet e mëngjesit, në vendin që inspiron botën me vlerat e lirisë dhe tolerancës, e ku për këto qëllime bëhen bashkë me mijëra personalitete nga bota mbarë”, ka shkruar Pacolli.

Ai gjithashtu  ka bërë të ditur se më ftesë të sekretarit të shtetit Mike Pompeo do të marrë pjese edhe në ministerialin e koalicionit kundër ISIS-it, shkruan gazeta inFokus.

-Advertisement-

“Sot u nisa për në SHBA ku me ftesë të sekretarit të shtetit Mike Pompeo do të marrë pjesë në ministerialin e koalicionit kundër ISIS-it. Kosova është e rreshtuar fuqishëm në krah të SHBA në secilin angazhim ndërkombëtar” shkruan më teje ministri Pacolli.

Ndër të tjerash në paralajmërimin e tij për këto ngjarje, Pacolli theksoi se Kosova dhe ShBA-të rrugëtojnë bashkë në promovimin e vlerave universale në tokë, sikurse janë bashkë edhe në dashurinë dhe mbështetjen në Zot./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera