Lajme

Pacolli në Shanghai, thotë se është duke e negociuar një kontratë të madhe

Autori: Gazeta inFokus 19:40 | 10 December 2023

Presidenti i Aleancës Kosova e Re (AKR), Behgjet Pacolli, ka njoftuar se është duke e pritur një kontratë të madhe për implementimin e një opere infrastrukturore.

Ai ndodhet në Shanghai të Kinës dhe thotë se po e negocion një kontratë me vlerë të madhe.

’Ecim sigurt dhe me dinjitet!    Ka mbetur edhe pak pune, ketu ne Shanghai per te nënshkruar te një kontrate te madhe për implementimin e një opere infrastrukturore te rëndësishme ne afate te shkurtër”, ka shkruar Pacollli në Facebook.

-Advertisement-

Pacolli ditëve të fundit ka reaguar disa herë rreth rastit të vrasjes së Liridona Ademajt të cilën dyshohet se e ka organizuar ish-këshilltari i tij Naim Murseli.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Rëndësia e komunikimit efektiv midis Familjes dhe Kopshtit

Të tjera