Lajme

Pacolli mbledh para për t’i dalë në ndihmë familjes Ademaj në Pejë, i fton politikanët e biznesmenët të kontribuojnë

Autori: Gazeta inFokus 17:13 | 25 June 2023

Kreu i Aleancës Kosova e Re, Behgjet Pacolli ka hapur një llogari në platformën “GoFundMe” për t’i dalë në ndihmë familjes Ademaj, e cila humbi mbrëmë tragjikisht dy anëtarë pas vërshimeve në Pejë.

Pacolli përmes një postimi në Facebook u ka bërë thirrje politikanëve, biznesmenëve të të gjithë atyre që kanë mundësi që të kontribuojnë.

“Sapo kam hapur një GoFundMe për të së bashku edhe financiarisht familjen Ademaj. U bëj thirrje politikanëve, biznesmenëve dhe të gjithëve me zemër dhe mundësi për të kontribuar. Çdo euro do të thotë shumë për familjen. Zoti ju shpërbleftë!”, shkroi Pacolli.

-Advertisement-

Një grua rreth të 30-ave dhe djali i saj 5 vjeç vdiqën mbrëmë si pasojë e vërshimeve në Pejë.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Vrasja e Lulzim Fejzullahut, vjen reagimi i parë nga ministrja Haxhiu
-Advertisement-

Të tjera