Lajme

Pacolli: Do krijojmë kushtet që në mbarë Kosovën të ngrihen fabrika gjigande si kjo!

Autori: Gazeta inFokus 18:10 | 08 June 2017

Presidenti i Aleancës Kosova e Re, Behgjet Pacolli, i shoqëruar nga kandidati për Kryeministër Dr.Avdullah Hoti dhe Kryeministri Isa  Mustafa, kanë  vizituar sot gjatë ditës Fabrikën IMK (Industria Metalike e Kosovës) në Ferizaj, investim ky i z.Behgjet Pacolli.

Kjo fabrikë e cila përdorë teknologji moderne, posedon kushte shumë të mira për prodhimin e tubave të cilësisë më të lartë dhe në stafin e saj numëron  qindra punëtorë.

-Advertisement-

Duke i vëzhguar nga afër kapacitetet prodhuese të kësaj Fabrike, Presidenti Pacolli tha se një nga synimet kryesore të koalicionit është ngritja e shumë fabrikave të tjera. “Tendenca është hapja e shumë Fabrikave të tjera, me këtë lloj avancimi në ekonominë vendore, do të krijojmë kushte për hapjen e fabrikave gjigante dhe të rrisim numrin e të punësuarve”, ka shtuar më tej Pacolli.

Duke rikonfirmuar mbështetjen për kandidaturën e Dr.Avdullah Hoti për kryeministër, Presidenti i AKR-së tha se, qeverisja e ardhshme e Kosovës do të jetë qeveri e zhvillimit ekonomik dhe gjenerimit të vendeve te reja te punës.

Ndërsa kandidati për kryeministër Dr.Avdullah Hoti tha se menjëherë pas ardhjes në qeveri, do te krijohen pako fiskale për lehtësimin e të bërit biznes në Kosovë, në mënyrë që fabrika të tilla të ndërtohen kudo nëpër Kosovë.

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Thyhet REKORDI I ZBRITJEVE!
-Advertisement-

Të tjera