Lajme

Pacolli: Kofi Annan do të kujtohet si një njeri vizionarë

Autori: Gazeta inFokus 13:01 | 18 August 2018

Zëvendëskryeministri dhe Ministri i Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli, ka shprehur ngushëllime për vdekjen e ish-Sekretarit të Kombeve të Bashkuara, Kofi Annan, i cili ndërroi jetë në moshën 80-të vjeçare.

“Ish-Sekretari i Kombeve të Bashkuara dhe fituesi i Çmimit Nobel për Paqe gjithherë do të kujtohet si një njeri vizionarë, që me lidershipin e tij i kontribuoi parandalimit të konflikteve dhe promovimit të paqes globale. Në vendin tonë, ai gjithmonë do të mbahet në mend për mbështetjen e fuqishme ndaj kauzës së popullit të Kosovës për liri dhe pavarësi gjatë luftës së vitit 1999. I shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes, popullit dhe Institucioneve të Ganës dhe Kombeve të Bashkuara”, ka thënë kryediplomati kosovar.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Comodita po tërheq klientë seriozë në Panarin IMM, në Këln të Gjermanisë
-Advertisement-

Të tjera