Pacolli i reagon Kurtit për deklaratat ndaj kompanisë dhe familjes Devolli: Përpjekje për të njollosur figura që e kanë zhvilluar Kosovën

Autori: Gazeta inFokus
14:44 | 14 January 2025
Kryetari i AKR-së, Behgjet Pacolli ka reaguar për fjalimin e kryeministrit Albin Kurti ndaj kompanisë dhe familjes Devolli.
Pacolli përmes një postimi në Facebook e ka cilësuar gjuhën e Kurtit si një përpjekje për të manipuluar publikun dhe për të njollosur figura që ndër vite kanë kontribuar në ekonominë dhe zhvillimin e Kosovës.
“Në një fjalim që synonte të godiste dinjitetin dhe punën e vyer të familjes Devolli, Kryeministri Kurti përdori një gjuhë të papërshtatshme, duke e shoqëruar ironinë me kritika dhe akuza të pabaza kundër bizneseve të djemve të kësaj familjeje. “Lavdërimi” ironik i babait të tyre, i shoqëruar me akuza të rënda ndaj punës dhe përkushtimit të djemve të tij, të cilët punësojnë mbi 5,000 njerëz, nuk është gjë tjetër veçse një përpjekje për të manipuluar publikun dhe për të njollosur figura që ndër vite kanë kontribuar në ekonominë dhe zhvillimin e Kosovës”.
“Është e lehtë të sulmosh ata që ndërtojnë diçka të qëndrueshme për vendin, por është shumë më e vështirë të kontribuosh realisht në zhvillimin ekonomik dhe social, siç kanë bërë këta djemë. Akuzat për bashkëpunim me Serbinë janë jo vetëm të pabaza, por edhe të dëmshme për krijimin e një klime të shëndetshme ekonomike dhe politike në vend”.
“Çdo biznes serioz operon në përputhje me rregullat dhe kërkesat e tregut, DUKE I’U ADAPTUAR KUSHTEVE DHE KOHES dhe duke u përballuar me sfida të shumta për të mbijetuar vetëm e vetëm pët t’ia dalur dhe për të krijuar vende pune për qytetarët tanë”, shkruan ai.
Ish-presidenti Pacolli mes tjerash thotë se e sheh si të padrejtë një sulm të tillë të kryeministrit dhe siç theksoi ai e ka të pamundur ta pranoj një qasje të tillë.
“Si një njeri i punës, e shoh si të padrejtë një sulm të tillë si ky i bërë në Pejë nga Kryeministri ynë, dhe shpirtërisht e kam të pamundur të pranoj një qasje të tillë. Prandaj, në emër të të gjithë veprimtarëve ekonomikë, kërkoj nga Kryeministri dhe përfaqësuesit e qeverisë të ndalin përdorimin e gjuhës së urrejtjes si një mjet politik për të larguar vëmendjen nga dështimet reale. Të përqendrohen në krijimin e një klime të qëndrueshme dhe mbështetëse ku bizneset e Kosovës të mund të zhvillohen pa frikë nga presionet politike dhe akuzat e pabaza.Nëse qeveria nuk është në gjendje të mbështesë bizneset e suksesshme, të paktën të mos i dëmtojë me insinuata dhe shpifje të pavërteta”, shkroi Pacolli.

Të tjera
-
Dimal Basha: Iu ofruam zgjidhje, por nuk po duan
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Dimal Basha, ka thënë se deputetët e opozit...
-
Qeveria e Kosovës ndan 580 mijë euro për shkollën e muzikës dhe muzeun e Preshevës
Qeveria në detyrë e Kosovës ka ndarë të mërkurën mbi gjysmë milioni euro për ...
-
Pamje: Këta janë policët e dyshuar për vrasjen e 27-vjeçarit Agon Zejnullahu
Albian Ratkoceri, zyrtar i stacionit policor në Lipjan, u dërgua të enjten në...
-
Zogaj: VV-ja parti fituese por humbëse e respektit për Republikën e Kosovës
Deputeti i LDK-së Alban Zogaj, ishte i ashpër në fjalimin e tij pas dështimit...
-
Dedaj: LVV po e vret shtetin dhe demokracinë, turpi është nder për ta
Ish-ambasadori i Kosovës, Gjergj Dedaj, ka reaguar ashpër pas dështimit të ra...
-
PDK kërkon dorëheqjen e Sveçlës pas vdekjes së Agon Zejnullahut
Pas mbylljes së seancë së 44-të në foltoren Kuvendit, deputeti i PDK-së, Përp...
-
Krasniqi: Rasti i Agon Zejnullahut kërkon vëmendje të menjëhershme nga institucionet përkatëse
Deputeja e LDK-së, Rrezarta Krasniqi konsideron se rasti i Agon Zejnullahut p...
-
Behrami – Haxhiut: E nderuara ushtruese e përjetshme e kandidates për kryetare, respektoni Kushtetutën
Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Artan Behrami, në seancën konstitu...
-
Haradinaj: Edhe presidentja e tha se duhet pëlqimi i Kuvendit për votim të fshehtë, Kurti e ka nda mendjen për keq e më keq
Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka akuzuar kryetarin e Vetëvendosjes se ...
-
Pyetjet për doktoraturën në Francë e shqetësojnë, AGK reagon, thotë se deputeti Kraki e ka kërcënuar gazetarin
Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës e ka dënuar kërcënimin që ia ka bërë depu...
-
Ndodh edhe kjo, Xhelal Sveçla qeshet kur e pyesin se a do të japë dorëheqje pas rastit të Agon Zejnullahut
Ministri në detyrë i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka buzëqeshur kur ës...
-
Dështon edhe seanca e 44-të – Dehari sërish ua ndalë fjalën, tensione mes deputetëve në Kuvend
Edhe seanca e 44-të për konstituimin e legjislaturës së re të Kuvendit të Kos...